
Janë rreth 150 studentët eksplorues që janë grumbulluar në këtë peisazh natyror tepër të veçantë në brigjet e Nivicës dhe po përgatiten për një eksplorim të brigjeve dhe ujrave të këtij lumi.
Banorët janë emocionuar nga pamja e çadrave të tyre alpine që ngjanin me një fushim të stisur ushtarak.
Nivica dhe shtrirja e saj gjeografike janë një peisazh i rrallë natyror që akoma ka mbetur i pa prekur nga ndërhyrjet e rënda të dorës njerezore.

Kanionet janë një mundësi e veçantë për të ushtruar sportet ujore dhe ato të aventurës. Flora dhe fauna e shumëllojshme e kësaj gjatësie, është mbreselënëse për vizitorin, sidomos për atë që vjen për herë të parë. Në këtë eskursion studimor është e angazhuar edhe njësia administrative e zonës. /a.ke/
http://www.ata.gov.al/eksplorim-turistik-ne-kanionet-e-nivices/
Nessun commento:
Posta un commento