12 luglio 2016

Elbasani me udhërrëfyesit e parë turistik per sezonin 2016

elbaTIRANË, 12 Korrik / ATSH / –  Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, organizoi  takimin mjedisor me temë: “Menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm nëpërmjet guidave lokale në Parkun kombëtarë Shebenik-Jabllanicë”.
Shoqata Agrien nëpërmjet këtij miniprojekti të mbështetur nga EuroNatura Gjermani, PPNEA dhe në bashkëpunim me AdZM Elbasan,  ka si qëllim përgatitjen dhe trajnimin e 12 të rinjve për të qenë udhëheqës guidash lokale në park gjatë sezonit veror e në vazhdim.
Pas dy ditësh trajnimi ata do të realizojnë dhe dy ditë të tjera guida në terren për të mësuar se si mund të udhëheqin një udhërrëfim në terren.
Pas marrjes të këtyre njohurive ata do të pajisen me një çertifikatë për udhëheqës guidash në Parkun Kombëtar të  Shebenik-Jabllanicës.
Tashmë ky park është kthyer në një atraksion për vizitorët vendas dhe të huaj,për natyrën e tij të bukur, historinë, gastronominë si dhe për turizmin e aventurës.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/elbasani-me-udherrefyesit-e-pare-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate