13 luglio 2016

Auron Tare: Vija bregdetare e Ksamilit, duhet të jetë e gjitha plazh publik

ksamil2TIRANË, 13 Korrik / ATSH-N.Lena / – Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare i pyetur për zgjerimin e kapacitetit të plazheve në Ksamil  shprehet se zgjidhja më e mirë për Ksamilin do të ishte shpallja e gjithë vijës bregdetare si plazh publik.
Për ATSH-në ai konfirmon se hapja e plazheve në kurriz të natyrës duhet ndaluar.
Ai e cilësoi vend të bekuar Ksamilin dhe kërkoi të marrë fund shpërfytyrimi i tij.
“Manaxhimi i vijës bregdetare në Ksamil ashtu si në shume vende të tjera është mjaft problematikë. Prej vitesh kjo vijë bregdetare është trajtuar si një pronë private nga subjekte me apo pranë pushtetit. Prej vitesh, për këtë hapësirë nuk është paguar asgjë në arkën e përbashkët të komunitetit, fonde të cilat do të ishin të mjaftueshme për të krijuar një infrastrukturë më të mirë për komunitetin dhe pushuesit. Mos harrojmë se i gjithë qyteti i Ksamilit është ndërtuar në një rrëmujë të madhe urbane, e cila sigurisht ka sjellë problemet e sotme”, deklaron ai.ksamil3
Tare shton se “kushdo që jeton në Ksamil nuk e ndjen veten pjesë të një komuniteti, i cili do të donte të ndërtonte një model të menaxhimit të turizmit por si individ, të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum hapësirën e zaptuar në vite. Shpërfytyrimit të këtij vendi të bekuar nga natyra duhet t’i jepet fund njëherë e mire”.
“Në Ksamil vija bregdetare është shqyer natën me eskavator me miratimin e heshtur të menaxherëve publikë të qytetit, të cilët çuditërisht ndër vite janë “pronarët” e plazheve.Jo më kot sot në Ksamil është e vështirë të gjesh hapësirë publike për qytetarët e thjeshtë.
Dy milje përballë Ksamilit, në Korfuz, thotë Tare, askush nuk është lejuar të prekë me dorë vijën bregdetare edhe pse kapaciteti i vizitorëve është shumë herë më i lartë se Ksamili. Mendoj se shkatërrimi i plazheve të Ksamilit nuk mund të lejohet apo të tolerohet më dhe çdo thirrje për hapje të ksamil1plazheve të reja në kurriz të natyrës, duhet ndaluar.
“Mendoj se menaxherët publikë të qytetit duhet të fokusohen më shumë te pastrimi, gjelbërimi, qetësia, shërbimi publik dhe në veçanti tek mirëmbajtja e natyrës. Personalisht mendoj se zgjidhja më e mirë për Ksamilin do të ishte shpallja e të gjithë vijës bregdetare, plazh publik”, përfundon prononcimin e tij Auron Tare.
/a.g/
http://www.ata.gov.al/auron-tare-vija-bregdetare-e-ksamilit-duhet-te-jete-e-gjitha-plazh-publik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate