
Një tjetër vlerësimi i radhës që i bëhet zhvillimit të turizmit në vendin tonë, në një artikull që analizon rivierën shqiptare, por edhe atraksionet e tjera turistike vjen nga autorja Barbara Çioli në reportazhin për “lettera43.it”.
“Çmime të ulëta dhe cilësi shërbimi europiane. Për italianët është më mirë se Greqia”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.

“Nga Italia dhe Europa Veriore, sidomos Austria, Saranda po vizitohet gjithnjë e më shumë”, shkruan autorja Barbara Çioli, e cila përmend edhe vizitën e para pak viteve në Butrint, të familjes Klinton me të bijën e tyre, Çelsin.
Shkrimi i “lettera43.it”, përmend se turistët e shumtë në numër, të cilët janë nga Kosova, Maqedonia dhe Polonia, ndërkohë që një familje nga toskana në zgjedhjen mes Korfuzit dhe Sarandës, vendos për këtë të fundit, për shkak të kursimit, por edhe standardit të pastërtisë, i cili është rritur ndjeshëm në Sarandë.

“Me ekuivalentin e 6-7 eurove (1 mijë lek), në Ksamil mund të hash një pjatë peshk të freskët, paguan 5 euro për një picë dhe për një birrë Tirana dhe 60 cent për një krep. Për 25 euro në ditë siguron një dhomë me të gjitha komoditetet”, vijon më tej reportazhi.

Gjithashtu autorja bën edhe një përshkrim të Syrit të Kaltër dhe historisë së qytetit muze të Gjirokastrës, një tjetër atraksion turistik për ata që vendosin të zgjedhin të vizitojnë jugun e Shqipërisë dhe historinë e vendit tonë. Mar ne shqip ngahttp://www.ata.gov.al/shqiperia-amerika-e-re-e-turizmit/
Nessun commento:
Posta un commento