TIRANE,11 Korrik / ATSH / – Shëngjini po kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara në vend. Kjo faktohet edhe nga numri i lartë i pushuesve dhe vizitorëve.
Të huajt janë ata që po tregojnë një interes gjithnjë në rritje për këtë bregdet, ndërsa synohet shtimi i shërbimeve me akses edhe në zonat e tjera turistike të Lezhës.
Pushuesit kosovarë që e kanë kthyer Shëngjinin në destinacion iu janë bashkuar edhe pushues nga vende të ndryshme të Evropës nga qytete të tjera të vendit.
Infrastruktura, shërbimet, pastërtia dhe çmimet e arsyeshme janë arsyet e këtij fluksi pushuesish.
/a.g/
http://www.ata.gov.al/plazhi-i-shengjinit-i-tejmbushur-nga-pushuesit/
Nessun commento:
Posta un commento