25 luglio 2016

Via Dinarica, një korridor kulturor në të gjithë Ballkanin

walk-from-Valbona-Albania-NH53-b0e9a054231bTIRANE, 25 Korrik/ATSH/- Agjencia e njohur në promovimin e turizmit në botë, Lonely Planet i ka kushtuar një reportazh të detajuar, një udhëtimi të veçantë që sipas tij ia vlen të realizohet për të gjithë ata që kanë shpirt aventurier.
Reportazhi flet për Via Dinarica, një shtegtim i madh, i cili përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor, me gjatësi 1930km.
Nga veriu në jug, arteria kryesore është e njohur si Trajektorja e Bardhë dhe përshkon: Slloveninë, Kroacinë, Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe lidh alpet Dinarime me ato të Sharit.
Për të realizuar të gjithë këtë udhëtim do të duhen tre muaj, tre ditë e tre orë. Misioni, shkruan Lonely Planet është që turistët e aventurës të mund të zbulojnë Ballkanin me kulturën dhe veçantitë e tyre. I gjithë shtegu është i markuar dhe ka seksione të ndara në Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.
Shqipëri – Kosovë dhe Kosovë – Maqedoni
Alpet e Shqipërisë, shkruan Lonly Planet renditen në majën e këtij itinerari për shkak të mjedisit surprizues.
Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpëra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit. Kjo është ajo që ofron ky projekt.
Udhëtimi nis nga qyteti i Shkodrës, për të vazhduar më pas në fshatin e Thethit. Një udhëtim që zgjat 7 orë dhe arrin deri në lartësinë 2,700 metra mbi nivelin e detit, përgjatë Valbonës dhe Parkut Kombëtar. Rrugëtimi vazhdon në kufirin me Kosovën, ku shtegtarët mund të qendrojnë në shtëpitë 
We use cookies to improve your experience on our website. You can update your settings here.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate