
Liqeni i Shkodrës dhe grykëderdhja e Bunës, pas vendosjes së moratoriumit të gjuetisë është kthyer në një habitat të shumuar të vendbanimit të faunës ujore dhe që rritet e shumohet në këto brigje.
Kështu është kthyer edhe në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve në këtë zonë.

Është parashikuar që pas përfundimit të ambienteve të kësaj qendre, ajo të pajiset dhe me personelin dhe infrastrukturën përkatëse në shërbim të vizitorëve.
Sipas burimeve nga AdZM-ja e Shkodrës,vërehet një rritje e dukshme e turistëve që vizitojnë këtë park, florën dhe faunën e tij.
/a.g
http://www.ata.gov.al/qender-pritje-dhe-orientimi-per-turistet-ne-lumin-buna/
Nessun commento:
Posta un commento