13 luglio 2016

Sezoni turistik-M. Ekonomi mbledh Task-Forcën mbas ankesave te pushuesve.

ekonomi 12TIRANE, 12 Korrik/ATSH/- Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mblodhi të martën Task- Forcën e sezonit turistik veror, e cila u krijua për të kordinuar veprimet për më shumë cilësi dhe shërbim për turistët që po vizitojnë vendin tonë.
Minisrja Ekonomi u shpreh se ky sezon ka nisur i mbare, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga strukturat vendore për pastrimin e plazheve. Po ashtu ajo bëri të ditur se autoritetet do ti kushtojnë më shumë vëmendje informalitetit në këtë sektor me q[llim moslejmin e abuzivizmit me çmimet.
Qëllim i këtij takimi ïnformoi ajo në rrjetin social “facebook” lidhej me raportimin për ecurinë e deritanishme të sezonit të turizmit nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore në këtë taskforcë .
Sipas saj gjatë takimit, u bënë prezente disa shqetësime të raportuara nga 4 grupet e punës të MZHETTS, të cilat dy javët e fundit kanë monitoruar situatën në terren nga Velipoja deri në Sarandë.
Solla në vëmendje shqetësimet e mbërrituara nga qytetarët që lidhen me abuzimet për sa i përket çmimeve. Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që në vëmendje të inspektorëve të jetë edhe afishimi i çmimeve në hotele dhe restorante në mënyrë që qytetarët të jenë të mirinformuar”, shkruan ajo.
ekonomi1Për sa i përket informalitetit ministrja thotë se ka kërkuar të bëhet kujdes për sa i përket pajisjes me NIPT të subjekteve private e në veçanti atyre të cilët kanë lidhur kontrata me bashkitë dhe kanë ndërtuar stacionet e plazheve private.
“Nga informacionet e deritanishme vërejmë se në përgjithësi turizmi është duke u zhvilluar mirë por ka raste kur ne, duhet të ndërhymë . Nevojitet një bashkëpunim akoma edhe më i shtuar me njësitë e pushtetit vendor për sa i përket pastrimit të plazheve publike”, vijon Ekonomi
Sipas saj, disa qytetarë i kanë shprehur asaj shqetësimin se në zonën që njihet si “Avartar” në Shëngjin nga mungesa e sinjalistikës makinat përfundojnë në kanal.” Prandaj do i kërkova përfaqësuesit të Drejtorisë së Rrugëve të ndërhyhet menjëherë në vendosjen e sinjalistikës në këtë zonë”, shpreht Ekonomi. 
Task-forca synon rritjen e cilësisë së shërbimit gjatë këtij sezoni dhe rritjen e mundësisë që sektori i turizmit të shërbejë si një nxitës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.
Task-forca është krijuar me urdhrin e kryeministrit “Për miratimin e planit të masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2016 dhe për krijimin e task-forcës së menaxhimit të sezonit turistik veror”.
Në përbërje të saj janë kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Agjencisë Kombëtare të Bregdetit; përfaqësues nga ministria e Transportit dhe Infrastrukturës; Kulturës; Financave; Shëndetësisë; Çështjeve Vendore; kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Autoriteti Rrugor Shqiptar; zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit për Sigurinë Publike; zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit për Kufirin dhe Migracionin; kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ujërave dhe Pyjeve etj. /a.gjonaj/ /a.g/
http://www.ata.gov.al/sezoni-turistik-ekonomi-mbledh-task-forcen/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate