- 08:49 , 23/07/2016 - Kom (2)
- 1290 Lexime
Sa për kalanë, ai projekt s’ka asnjë shans të realizohet, jo vetëm se këtë nuk do e lejojmë asnjëherë dhe ky është roli i Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe detyrë e Ministrisë së Kulturës, por edhe sepse udhëzimi i ri ka kërkesa të tilla që e bllokojnë një projekt të atillë”.
Kështu është shprehur dje Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në një prononcim për “GSH”, pasi ministria ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës, çka na kthen në vitin 2013, kur ajo u dha me qira për t’iu nënshtruar një projekti rijetëzues që parashikonte ndërhyrje në kala.
Sa i takon vendimit të gjykatës që shpall humbëse ministrinë, Kumbaro tha dje se “ky vendim ishte në Gjykatën Administrative në Apel ku Ministria e Kulturës e kishte apeluar çështjen. Dhe ku në të njëjtën mënyrë si në Shkallë të Parë, gjyqësori tregoi se sa rëndë është sepse as që i hyri fare argumentimit”.
“Natyrisht që do të përndiqen të gjitha shkallet e gjyqësorit dhe natyrisht që do e denoncojmë në KLD sepse Apeli ka manipuluar me datat dhe e ka marrë vendimin në dhomë këshillimi pa njoftuar fare palën ankimuese. Kjo është “drejtësia” shqiptare dhe denoncimi ynë bëhet për këtë!”, përfundon Kumbaro prononcimin për “Gazeta Shqiptare”.
Tri vite më parë, ministrja Kumbaro shprehej se “ka pasur një projekt për të ndërtuar hotel dhe disa ambiente të tjera në Kalanë e Lezhës dhe sot nuk ka asnjë hotel të tillë, sepse nuk është avancuar ky projekt. Ai është në fazë rishqyrtimi. Unë isha vetë në Kalanë e Lezhës para një jave.
Nuk ka nisur asnjë punim, sepse nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar për atë projekt. Do të shikohen rast për rasti të gjitha ndërtimet të cilat janë pa leje. Do të jenë objekt i prishjes dhe do të shikohen edhe vendimet që janë marrë përfshi këtu edhe Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, siç është rasti për Kalanë e Lezhës, që unë nuk e finalizoj me një kontratë”.
Dy ditë më parë, edhe Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e MK-së, e pyetur në “GSH” se çfarë masash do marrë ministria, pas vendimit, tha se “Patjetër që Ministria e Kulturës, siç ka vepruar deri tani duke ndjekur hap pas hapi çdo proces, do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë të parashikuar. Jemi të bindur se papërgjegjshmëria dhe parregullsia e vendimeve të dhëna si nga administrata dje dhe gjyqësori sot duhet të përndiqen me seriozitet”.
PËR KALANË
Në tryezën e ditës së mërkurë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, ndërsa deklaronte se gjyqi është humbur, shprehej se duhet të “dërgohet gjithashtu një letër për KLD duke kërkuar hetimin mbi këtë vendim të gjykatësve në dëm të interesit publik”. Forumi këmbëngul se gjyqi është humbur për shkak të mosparaqitjes së avokatit të MK dhe shton se “Skandali i radhës i Ministrisë së Kulturës si rezultat i një neglizhence të pafalshme…”

Megjithatë forumi ka ofruar mbështetjen e vet për ta fituar çështjen. “Tryeza e forumit solli menjëherë rezultatet e para. Pas alarmit të dhënë për humbjen e gjyqit për Kalanë e Lezhës nga Ministria e Kulturës, vetë ministrja Kumbaro ka thyer heshtjen mbi këtë skandal duke postuar me nxitim në “Facebook” shënimin e mëposhtëm.
Vendimi i Apelit ishte marrë që në 7 korrik dhe deri dje ishte mbajtur i fshehtë nga ministria”, thuhej në faqen zyrtare të këtij grupimi vullnetar intelektualësh dhe aktivistësh publikë të bashkuar përtej bindjeve politike për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.
“Faji sipas ministres është i sistemit gjyqësor, reformës së drejtësisë etj, etj. Meqenëse është në lojë fati i kalasë, jemi të hapur për të ofruar ekspertizën e nevojshme për Ministrinë e Kulturës për të rrëzuar përsëri kthimin në motel të kalasë. Kësaj here, jo me procedurë, ashtu siç e mbrojti ministria dhe normalisht që do rrëzohej nga gjykata, por me veprime ligjore dhe vendimmarrje të qartë ekzekutive”, shtonte forumi.
SI U HUMB KALAJA
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka njoftuar dy ditë më parë se ministria që ajo drejton ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës. Prej dy vitesh ministria ishte në gjyq me një kompani, së cilës i ishin dhënë të drejta mbi kalanë nga qeveria “Berisha”.

Pas dy vitesh, Kumbaro njoftoi se “Me këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë”.
Diskutimet e para për dhënien me qira të kësaj kalaje i takojnë vitit 2010. Atëkohë, lajmi i botuar në “Gazeta Shqiptare” solli reagimin e menjëhershëm të Lorenc Bejkos. Më pas, të gjithë specialistët e trashëgimisë morën pjesë në një debat të gjerë. Në vitin 2013, qeveria në ikje Berisha miratoi dhënien e disa monumenteve me qira, mes të cilave ishte edhe Kalaja e Lezhës.
Me ardhjen në pushtet të së majtës, çështja u ridiskutua dhe dhënia me qira u anulua nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Mirela Kombaro, në vitin 2014 doli në një konferencë për shtyp dhe njoftoi vendimin, çka çoi në një proces gjyqësor pothuaj dyvjeçar. Kumbaro e dha kështu të enjten njoftimin për humbjen: “Ju kujtohet debati i madh për ndërtim motelesh brenda zonës arkeologjike të Kalasë së Lezhës në vitet 2012-2013? Ju kujtohet që Ministria e Kulturës në vitin 2014 arriti ta shpëtojë atë thesar të trashëgimisë kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologjisë?
Në ato kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhrat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurave dhe me profesionalizëm dhe analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave. Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimmarrje në gjyq dhe Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsideratë arsyetimin e MK.
Pas dy vjet zvarritjesh në dyert e gjykatave pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr.2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë, vendos: Mospranimin e ankimit të paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore. Me këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë”.
FAKTET SIPAS MINISTRISË: PSE DHËNIA E KALASË ISHTE E PALIGJSHME
Në vitin 2010 një subjekt privat ka hartuar një projekt për restaurimin, rigjallërimin dhe rivlerësimin e Kalasë së Lezhës. Kjo iniciativë private është paraqitur pranë sekretarisë teknike të KKR-së, në IMK e në atë vit, për t’u shqyrtuar dhe më pas për t’u miratuar në KKR. Nuk ka asnjë justifikim të faktit se në cilin kontekst ligjor, strategjik, moral e profesional një organizëm publik shqyrton një kërkesë private e cila në thelb ka si qëllim ndërhyrjen në një vlere kombëtare.

MTKRS e kishte filluar procedurën për dhënie qiraje ndërkohë që:
– Nuk e administronte kalanë (në atë kohë në administrim të Bashkisë Lezhë).
– Nuk kishte një strategji të administrimit të vlerave kulturore.
– Nuk kishte asnjë vlerësim paraprak mbi fatin e atyre pasurive kulturore që ishin dhënë me qira megjithëse kishte fakte të qarta mbi keqvlerësimin e keqadministrim e pasurive kulturore.

Theksojmë që ky veprim nuk u zhvillua në kuadër të një procedure rijetëzimi, procesi formal i së cilës, qoftë edhe i paplotë, do të fillonte veç në 2011. Ato vendimmarrje sillnin pasoja shume të rënda për trashëgiminë kulturore.
– Shfrytëzohej pa asnjë kriter pasuria kombëtare – një prej më të vlefshmeve që kemi.
– Shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nëntoka duke hequr monopolin e caktuar me kushtetutë të shtetit mbi pasurinë nëntokësore – kjo në dëm edhe të ekspeditave arkeologjike, nga më profesionalet, të cilat aktualisht janë pezulluar si rezultat i kësaj situate absurde të paligjshme e amorale.

– Fitonte të drejtën ekskluzive për të shkatërruar pasurinë e brezave dhe memorien tonë historike (përfshirë të famshmen portë të restauruar nga sulltani).
Në këto kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve me bindje të plotë dhe me procedurë krejt të ligjshme në vitin 2013- 2014 i shfuqizoi ato. Në fund shënohet se Ministria e Kulturës, që respekton ligjet dhe parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve ku pushtetit gjyqësor i jepet e drejta të ushtrojë kontroll e vigjilojë mbi veprimtarinë e administratës publike, nuk mund të rrijë indiferente dhe të mos vërë në dijeni qytetarët dhe organet kontrolluese të veprimeve të gjyqësorit që vlerat dhe pasuria kombëtare, trashëgimia kulturore po cenohen PAPËRGJEGJSHMËRISHT.
(m.k./GazetaShqiptare/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/site/kumbaro-projekti-ne-kalane-e-lezhes-ska-shans-te-realizohet/
Nessun commento:
Posta un commento