
Me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit AADF,dhe në bashkëpunim me Instituti i Monumenteve të Kulturës, ekspertet arkitektë të Dea Studio mbyllën punën e vështirë disamujore për studimin, analizimin dhe projektimin e restaurimit të Pazarit.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i cil athotë se vjeshta do të jetë stinë pune dhe kantieri në qytetin e gurtë që nuk do ta lëmë të bjerë, pasi i ka rezistuar luftrave, kohës dhe batërdisë njerëzore të 25 viteve të fundit.

“Gjirokastra dhe gjirokastritët meritojnë më shumë, dhe miqtë e bashkepunëtorët nuk mungojnë”, deklaron Kumbaro.
Vetëm pak ditë më parë “Koncert në gur”, mblodhi gjirokastritët dhe turistë të shumtë në Qafën e Pazarit dhe në Kala për të shenjuar 11-vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në UNESCO.
Si në rastin e Festivalit Folklorik dhe në të gjitha ngjarjet kulturore që organizojmë në skenën e hapur të perlës së Jugut, Gjirokastra tregon jo vetëm shpirtin e gjallë por edhe mundësinë e jashtëzakonshme për të turizëm dhe zhvillim.

/a.g/
http://www.ata.gov.al/projekt-i-ri-per-pazarin-e-gjirokastres-puna-nis-ne-vjeshte/
Nessun commento:
Posta un commento