
Natyra e qetë, kanionet, Vjosa dhe banjot termale janë të gjithë faktorë që po tërheqin të interesuarit për pushime jashtë zhurmës së qytetit. Kryesisht vizitorët vijnë me guida turistike dhe të organizuar në grupe, por ka dhe nga ata që e njohin mirë zonën dhe vijnë me makinat e tyre private.
Numri i turistëve, krahasuar me një vit më parë, është rritur me 50%. Pjesa më e madhe e tyre janë gjermanë, francezë, por edhe austriakë, spanjollë apo ata nga Izraeli. Argëtimi nis që në qytet, ku shijohet ushqimi tradicional si dhe produktet e kulinarisë të bëra nga gratë përmetare.

Më pas, mund të vijoni me ngjitjen në kanione ose lundrimin në ujin e kulluar të Vjosës. Por, Përmeti nuk ka vetëm malet, pasi në të gjejnë hapësirë dhe të apasionuarit “e plazhit”. Vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës, do të gjeni komunën Petran. Në këtë komunë rrjedhin dhe burimet e famshme të Bënjës, apo siç njihen ndryshe Banjat e Bënjës. Këto burime të hapura në natyrë, zotërojnë përpos fuqive çlodhëse, dhe fuqi kuruese.
Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në qytetin jugor të Shqipërisë. Nëse nuk i keni provuar ende, shftytëzojeni këtë verë për të vizituar një nga xhevahiret që i kanë rezistuar kohës dhe shkatërrimit./m.m/
http://www.ata.gov.al/dyfishohet-numri-i-turisteve-ne-permet-ja-perse-te-huajt-zgjedhin-qytetin-e-luleve/
Nessun commento:
Posta un commento