11 luglio 2016

Studentët spanjoll, lënë kanionet e Nivicës dhe drejtohen për në rrugën Egnatia

  • tare1-3.jpg
  • tare3-2.jpg
  • tare-10.jpg
  • tare4-1.jpg
  • tare3-3.jpg
  • tare-11.jpg
tareTIRANË,11 Korrik / ATSH -N. Lena/  – Studentët spanjollë që eksploruan zonën e Kurveleshit dhe kryesisht kanionet e Nivicës, do të largohen prej andej dhe do të nisin një tjetër itinerar  për në Sazan dhe në Via Egnatia.
Këtë e bënë të ditur për ATSH-në Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.
Tare si  një prej organizatorëve të kësaj guide me studentët spanjoll, falenderon  mikpritesit e Kurveleshit sidomos djemtë e Nivicës për dashurinë dhe respektin që treguan për studentet spanjollë.
Ai falenderon dhe ekipin e  futbollit të Nivicës që u u ndeshën në fushën e tyre të futbollit  dhe  u  perpoqën të mundnin spanjollët  student por  pa sukses.tare1
Ishte nje ndeshje mikpritjeje dhe përcjelljeje sipas traditës së zonës. Po kështu një kujdes i veçantë u tregua në mikpritje edhe nga bashkia e Tepelenës dhe drejtuesi i saj.
Ky udhëtim njohës tregon se kjo zonë mund të kthehet në një zonë të rëndësishme për  turizmin e aventurës dhe kulturës. Për lëvizjen eksploruese nëpër Shqipëri të studentëve Spanjollë,do të jemi të informuar hap-pas hapi nga Auron Tare që po e ndjek nga afër këtë lëvizje në promovim të turizmit shqiptarë.
/a.g/
http://www.ata.gov.al/studentet-spanjoll-lene-kanionet-e-nivices-dhe-drejtohen-per-ne-rrugen-egnatia/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate