Në mënyrë të papritur, ministria e Zhvillimit Ekonomik është gjendur në qershor përballe një oferte të pakërkuar për t’i dhënë me koncesion kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited” ndërtimin e një porti të thellësive të mëdha në Karpen të Kavajës. Vlera e investimit gjatë 5 viteve kur mendohet të përfundojë ky port është 5 miliard dollarë, sa 1/5 e portofolit që ka planifikuar për të hedhur në Shqipëri gazsjellësi TAP. Kompania ka ndërtuar mijëra porte në Stamboll, New York, Britani dhe Australi. Ajo përbëhet nga një konsorcium firmash të rëndësishme si AECOM, SFTA, Ramboll, RVT Architects dhe Summa, të cilat janë ndër më prestigjiozet në botë për projekte në këtë fushë infrastrukture. Por nga mbiu ky interes për Shqipërinë? Nëse porti ndërtohet ai do të jetë i vetmi i këtij lloji në gjithë Mesdheun, i specializuar për çdo lloj ngarkese, që nga mineralet, fasonët e deri në mallrat e thjeshtë tregtarë. Kompania që ka bërë kërkesën në qeverinë shqiptare ka origjinën e themelimit në Angli dhe Wells, por vlera e kapitalit të saj është vetëm 100 stërlina. Kjo ka qenë edhe frika e deputetëve të opozitës në komisionin e veprimtarive prodhuese. Nëse çdo gjë shkon siç duhet negociatat për kontratën përfundojnë brenda 45 ditëve dhe pas 10 muajsh nis ndërtimi i portit që mendohet të punësojë që në fillim mbi 7 mijë njerëz. Kontrata me kompaninë “Star Bridge Port Developments” do të miratohet nga parlamenti me ligj të veçantë ndërkohë që një javë më parë kuvendi futi shqyrtimin e saj me procedurë të përshpejtuar. Mazhoranca votoi hapjen e rrugës për negocimin e kontratës, ndërsa opozita abstenoi me argumentin se ky koncesion nuk është transparent.
http://vizionplus.al/port-gjigand-ne-karpen-te-kavajes/?mobile
Nessun commento:
Posta un commento