TIRANE, 14 Korrik /ATSH/- Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po i rikthehen bregdetit të Tales në Lezhë .
Edhe pse numri i pushuesve në Tale tejkaloi pritshmëritë e administratorëve të kësaj njësie vendore, ata garantojnë realizimin e të gjitha detyrimeve për një plazh të pastër e të sigurtë. Fundjavat janë ato që shënojnë numrin më të lartë të pushuesve, deri në 20 mijë .
Kjo zone turistike e frekuentuar me fluks të lartë pushuesish, vitet e fundit po behet një trend i ri për kategori të ndryshme pushuesish që vijne nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe turiste të huaj.
Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumë kënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë. Ndërtimet janë fare të rralla, po edhe ato objekte qe jane në këtë zonë jane realizuar larg bregut, pa e cenuar hapësirën e rërës.
Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 3 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër. Ai ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Laç – Lezhë është një plazh mjaft i frekuentuar nga pushuesit Kosovarë dhe ata të zonës.
Zhvillimi duket se po merr hov falë rrugës së re, ndërtimi i së cilës ka vetëm pak ditë që ka përfunduar. Nga ana tjetër institucionet rajonale, prefektura, drejtoria e shëndetësisë, spitali, policia e rendit dhe ajo rrugore kanë hartuar planet e tyre të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik , për të garantuar shëndetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhë, Shëngjin dhe Tale
Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. Ndërsa pushuesit shprehen se “sot për sot më duket plazhi më i pastër. Për fundjavë është mjaft i mirë dhe vijmë këtu me fëmijë të vegjë, është mjaf qetë”. e.xh/f.n/
http://www.ata.gov.al/plazhi-i-tales-pasterti-dhe-hapesira-publike-per-pushuesit/
Nessun commento:
Posta un commento