31 luglio 2016

Siti arkeologjik i Antigonesë bëhet i vizitueshëm për turistët kete sezon veror 2016

29 KORRIK 2016 - 18:01 

Kanë përfunduar punimet e Misionit Arkeologjik italo-shqiptar në Hadrianopolis dhe Luginën e Drinos. Bashkëdrejtues të këtij misioni kanë qenë Prof.Roberto Perna i Universitetit të Maceratës, si dhe Prof. Dhimiter Condi i Institutit të Arkeologjisë.

Objektiv i kërkimeve gjatë këtij viti, ka qenë kompletimi i ndërhyrjeve me karakter stratigrafik të nisura gjashtë vjet më parë dhe që vijuan deri vitin e kaluar në zonën e Teatrit të Hadrianopolit.

 Aktivitetit të gërmimit, ju bashkangjit edhe ai i restaurimit me vazhdimësi të punimeve të nisura në vitet e shkuara, që lidhen me strukturat e zbuluara gjatë gërmimeve.

Me qëllim përcaktimin sa më të saktë të perimetrit të qytetit antik dhe për një plan më adekuat mbrojtjeje dhe valorizimi, u vazhdua bashkëpunimi me Universitetin e Kamerinos në realizimin e kërkimeve gjeofizike në zonën urbane.

Me interes kanë qenë edhe aktivitetet e lidhura me realizimin e Hartës Arkeologjike, duke përdorur sistemin GPS në evidentimin e siteve të reja në lugine.



Është punuar në kontrollin e disa siteve të lidhur me fortifikimet e karakterit urban dhe protourban tashmë të njohura dhe të botuara në volumin Hadrianopolis II. Objektivi final i punimeve, ka qenë edhe këtë vit, mbrojtja dhe vlerësimi turistik përmes vazhdimësisë së aktiviteteve që kanë qëllim, realizimin e Planit të Parkut Arkeologjik të Antigonesë dhe Hadrianopolisit, si dhe të Lugines së Drinos. Pikërisht për këtë u programua edhe organizimi i prezantimit të Guidës së re Turistike për sitet e Antigonesë, Hadrianopolis dhe Gjirokastrës si dhe vendosja e Paneleve informuese”, u shpreh Arkeologu i njohur italian Perna.

Sipas arkeologut shqiptar Dhimitër Condi, gjithcka u realizua si bashkëpunim midis Universitetit të Maceratës në Itali, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Institutit të Arkeologjisë në Tiranë.

Ky projekt hedh hapin e parë në ndërkombëtarizimin e titujve të studimit në Universitetin e Gjirokastrës që lidhen direkt me integrimin europian të programeve studimore, kërkimore dhe të punesimit.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com http://shqiptarja.com/m/kulture/siti-arkeologjik-i-antigonese-behet-i-vizitueshem-per-turistet-368114.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate