
Mbrëmja e 23 Korrikut mblodhi në fshatin Polenë të Korçës qindra qytetarë, vizitorë e turistë në këtë festë.
Gratë e qytetit dhe fshatit, të ndihmuara nga burrat, apo vajzat, të cilave u trashëgojnë këtë traditë, përgatitën një prej gatimeveë të veçanta korçare, duke u dhënë të pranishmëve mundësinë që jo vetëm ta shijojnë, por edhe ta shohin me sytë e tyre mënyrën e përgatitjes së tij.

Më tepër se 300 lakrorë u gatuan dhe u poqën mbrëmjen e së shtunës dhe më pas u tregtuan për qytetarë e turistë të shumtë që kishin mbërritur të shtunën në Korçë.
“Festa e lakrorit” e shndërruar në një traditë të përvitshme është sjellë si një paketë e Bashkisë së Korçës, për të promovuar traditën e kuzhinës korçare dhe për të gjallëruar verën.

“Festa e Lakrorit” nuk solli vetëm shije, por edhe argëtim, teksa mes tavolinave dhe shijimit të lakrorit nuk mungoi as muzika, përbërësi kryesor i çdo feste.
Kjo festë, ashtu si dhe ajo e birrës, synon që të zhvillojë më tej turizmin e fundjavës tani në periudhën e verës, ku Korça frekuentohet jo vetëm nga pushues të shumtë nga Shqipëria dhe vende të tjera, por sidomos edhe nga emigrantët e shumtë që rikthehen në vendlindje çdo vit.
/a.gjonaj/ /a.g
http://www.ata.gov.al/festa-e-lakrorit-mbledh-turiste-te-shumte-ne-korce/
Nessun commento:
Posta un commento