27 luglio 2016

“Shije nga Shqipëria”, 20 artistë ndërkombëtarë prezantojnë kryeqytetin në akuarel

eskpozita-2
Vepra të pikturuara në teknikën e akuarelit nga shumë artistë nga shtete të ndryshme të botës për Shqipërinë
Shoqata Kulturore “VIZart” çeli ekspozitën “Shije nga Tirana”, në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë vjen për publikun dedikuar veprave të pikturuara në teknikën e akuarelit nga shumë artistë nga shtete të ndryshme të botës për Shqipërinë. Ky projekt zhvillohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit edicioni i dytë. Pikturat që janë ekspozuara për publikun janë vepra të artistëve të njohur nga India, Turqia, Moldavia, Kina, Bullgaria, Ukraina dhe shumë shtete të tjera. Në këtë ekspozitë organizatorët kanë mundur që artistët e përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare ndër 300 aplikantët të mund të vizitonin Tiranën, Shkodrën, Divjakën, Beratin dhe Pogradecin dhe te shijet e tyre për këtë udhëtim të formësoheshin në vepra arti në teknikën e akuarelit. Ekspozit  do të qëndrojë për publikun deri më datë 28 korrik në Muzeun Historik Kombëtar, ku gjatë kësaj kohe publiku ka gjetur tablo pikture, të cilat i ka vlerësuar. Në ekspozitë prezantohen rreth 50 peisazhe.  Piktori dhe kuratori i ekspozitës Helidon Haliti vlerëson punën që bëri IËS Albania, që më herët organizoi një nga udhëtimet më interesante në rrafshin e artit pamor, përkatësisht në teknikën e akuarelit. Organizatorët kishin vendosur të eksplorojnë Shqipërinë me miqtë nga mbarë bota si Ihor Yurchenko, Igor Mosiychuk, Jansen Choë, Angela Barbi, Igli Arapi, Selma Torodova , Krasimir Todorov, Maksym Kisilov, Zymer Mulliqi, Besnik Xhemaili etj. “Ajo çfarë pikturuan piktorët e huaj në data 1-7 korrik e paraqesim në këtë ekspozitë, dhe e fillojmë nga Tirana me titullin “Shije nga Tirana”. Ekspozita më pas do të vijojë dhe në qytet të tjera, ku piktorët kanë qenë për punët e tyre, që janë të gjitha në teknikën e akuarelit”, pohon kuratori Helidon Haliti mbi ekspozitën që vjen këtë sezon vere në Muzeun Historik Kombëtar. Por edhe pse kjo ekspozitë vjen këtë sezon vere kur në qytet mungojnë të tjera veprimtari artistike dhe kulturore, më herët kuratori Haliti ka pohuar se duhet të ketë edhe më shumë vëmendje mbi projekte të jetës artistike që zhvillohen, pasi realizimi i tyre gjithmonë ka probleme me buxhetet që akordojnë institucionet përgjegjëse. Ndërsa kjo ekspozitë sjell një krijimtari të pasur për publikun, i cili këto ditë në MHK gjen vepra të larmishme.

Shoqata Kulturore Viz-Art është organizatë jofitimprurëse, dhe e ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore. Shoqata ka si qëllim të promovojë, të mbështesë dhe të rrisë përhapjen dhe njohjen e vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare, historisë shqiptare, promovimin e vlerave më të mira përfaqësuese të Artit dhe Kulturës Shqiptare në periudha të ndryshme historike.
http://www.standard.al/shije-nga-shqiperia-20-artiste-nderkombetare-prezantojne-kryeqytetin-ne-akuarel/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate