27 luglio 2016

Operatorët turistikë në Përmet trajnohen për promovimin e turizmit

permetTIRANE, 27 Korrik/ATSH/- Rrjeti i Informimit i Bashkimit Evropian, në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Përmet organizuan trajnimin mbi përdorimin efektiv të mediave sociale për promovimin e turizmit në Përmet.
Eneida Nini, përgjegjësja e turizmit në Bashkinë Përmet, u shpreh se kjo Bashki mirëpret iniciativën e Rrjetit të Informimit të BE-së në Shqipëri lidhur me trajnimin e operatorëve turistikë në Përmet mbi përdorimin efektiv të mediave sociale për promovimin e turizmit.
“Kjo është një eksperiencë pozitive dhe një mundësi për shfrytëzimin e potencialeve turistike të Përmetit nga operatorët turistikë”, u shpreh ajo.
Ekspertja e turizmit shpjegoi në mënyrë të detajuar rëndësinë e krijimit të një marke, mënyrën e komunikimit në përcjelljen e produktit dhe strategjinë e zhvillimit të një imazhi të fortë dhe të planifikuar me kujdes.
Rreth 30 pjesëmarrës, përfaqësues nga bizneset që operojnë në fushën e turizmit u shprehën të interesuar mbi këtë trajnim, duke thënë se morën informacionin e nevojshëm, i cili do të zbatohet në promovimin e bizneseve të tyre./a.gjonaj/ /a.g/
http://www.ata.gov.al/operatoret-turistike-ne-permet-trajnohen-per-promovimin-e-turizmit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate