TIRANË, 1 Korrik / ATSH-N.Lena/ – Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë tashmë është kthyer në një destinacion te preferuar turistik dhe çdo ditë e më shumë po tërheq vizitorë vendas e të huaj.
Duke parë se kërkesat për të vizituar këtë park janë rritur, administrata e tij ka bërë gati një qëndër menaxhimi të turistëve që mbërrijnë aty dhe u jep informacion për destinacionet e mundëshme.
Qendra e vizitorëve është ngritur në Fushë Studen, në qëndër të Parkut Kombëtar dhe një destinacion i arritshëm lehtë për vizitorin për arsye se infrastruktura rrugore është e mirë. Kjo qëndër do të shërbejë edhe për promovimin e vlerave të Parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Në nisje të sezonit veror turistik, vazhdon puna për paisjen me një infrasktrukturë informuese për turistët që vizitojnë këtë park.
Kjo qëndër për vizitorët do të ketë edhe personelin përkatës si dhe harta që tregojnë vendet dhe objektet më të veçanta për t’u vizituar.
Godina tashmë është gati dhe në dispozicion të vizitorëve e turistëve të huaj që kërkojnë informacion për parkun dhe zonën. /a.ke
http://www.ata.gov.al/ngrihet-zyra-e-informacionit-turistik-ne-parkun-kombetare-shebenik-jabllanice/
Nessun commento:
Posta un commento