10 luglio 2016

Spilleja,Kavaje shembulli i nje risie te re ne turizmin shqiptare, vija bregdetare me me shume palma.

10/07/2016 admin.HTA
Spilleja si shume nga ju e njohin si zone turistike e frekuentuar nga turiste te shumte. Kjo zone turistike qe per te ardhur duhet vetem te ndiqni indikacionet rrugore, kesaj vere prezantohet me nje risi te re infrastrukturore dhe balneare per pushuesit e saj. Bashkia e Rrogozhinës kesaj vere ne bashkpunim me projektin e agjensise kombetare te bregdetit ka arritur  te ideojne nje projekt per zhvillimin e vijes bregtetare te spilles. Ne kete projekt shikohet bashkpunimi me buznesin. Plazhi kete vit i eshte dhene me koncesion biznesit i cili si pas projektit duhet te investonte ne venjen e Palmave ne 2 vija ku filloj dhe mbarojne cadrat, shtrimin e pedonales, venia e ndricimit,cadrat prej kashte, kullave te vrojtimit dhe mirembajtja. 

Pushuesit kesaj vere do i shtohet edhe sherbimi profesional ne baret/restorantet qe jane ngritur ne rere. Gjeja qe mund tju bie ne sy eshte se zona eshte ndare ne ate veriore nga bare/restorante te mirfillta ku sherbimi i shazlloneve eshte me i lire dhe zona jugore ku investimi privat ka qene me i larte e cila ka sjelle nje zone me elite per pushuesit qe kerkojne nje sherbim me te larte dhe me standartet me te mira se ne jug po me cmime te arsyeshme.

Mos u trembni po pershendetini kur te shikoni 2 persona me biciklet kokore te bardh dhe bluze te bardh, ato jane policet e bashkise qe levizin pa pushim prr tju dhene siguri familjes tuaj.
Ne spille nuk mungon dhe akomodimi ku llogariten rreth 30/40 hotele me standarte komode per familje. Duke pare situaten dhe kjo vere qe duket se ka filluar me vonese do arrije ti japi nje risi ketij vendi, si fund jave mund te themi qe hotelet jane te gjithe te rezervuar dhe ne plazh mund te gjeni pak cadra jo te zena ne rreshtin e 5/6-te .... 
Ejjjjj harruam te permendim qe risia e ketij viti ka sjell dhe per te rite e shumte aperitivet ne plazh ne peisazhin e perendimit dhe me muzike deri ne oret e vona te nates. 
Mund te themi me plot goje qe kesaj vere do degjome shume per Spillen e Kavajes.
Per me shume foto dhe video ne lidhje me kete artikull na vizitoni  ne instagram hoteleriturizemalbania dhe ne fb hoteleriturizemalbania
<

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate