31 maggio 2013

Të ndarë në tre grupe, aktorë të Portokallisë dhe stafi i Top Medias kanë kaluar 27 dhe 28 majin mes festës, ushqimit tradicional dhe padyshim garës në rafting

TIRANE 31 Maj 2013 - 09:02
NGA ROVENA RROZHANI
Të aftë në skenë për të dhuruar të qeshura dhe për të marrë duartrokitje por me tu ulur sipari i “Portokalli”-së, sprova  ndërron natyrë. Këtë herë duhet t’ia dalin me lumin, atë segment ujor të Osumit që përshkon Çorovodën dhe kanionet e mrekullueshme që natyra i ka falur kësaj zone. Dhe jo vetëm në një argëtim të thjeshtë, por në një festival dy ditor, në një garë me skuadra dhe kolegë tashmë nën kostumin e lundërtarëve të rafting. Të ndarë në tre grupe, aktorë të Portokallisë dhe stafi i Top Medias kanë kaluar 27 dhe 28 majin mes festës, ushqimit tradicional dhe padyshim garës në rafting.
 
ZAMO FUT “PORTOKALLINË” NË LUMË!
 
“Festivali me siguri që argëtoi jo vetëm garuesit por edhe njërëzit e zonës të përfshirë në aktivitetet tradicional e të zonës, si valle folkolorike, kënge me iso dhe shijim I rakise se Skraparit e mishit të qingjit të Tomorrit.. Me aktorët e Portokallisë nuk kishin si të mungonin batutat e forta, të qeshurat e gjata derisa të dhimbnin brinjët, shoqëruar nën muzikën e përzgjedhur nga djemtë dhe vajzat e Top Albania Radio.

Dy ditë të mbushura plot me energji pozitive dhe me fitore, kupa e certifikata.”- thotë Zamo Spathara, Presidenti i Albania Rafting Group. Duke ndjekur prej kohësh një strategji që afron personalitete të njohur në fusha të ndryshme, në rafting, Zamo, i mbiquajtur edhe si djali i cmendur i lumenjve, ia ka dalë mbanë që të “çmendë” të gjithë të pasionuarit e natyrës apo kureshtarët e një udhëtimi të panjohur për ta.

“Përfshirja e personazheve të dashura për publikun shqiptar në këto gara synonte promovimin e Kanioneve të Skraparit, qytetit të Çorovodës dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për ruajtjen e natyrës marramëndëse që ato bartin dhe mbrojtjen e ekosistemit befasues“. Dhe jo vetëm, por tashmë qëllimi I bukur I Federatws së Rafting wshtw i qartë.

Por si e pa këtë garë mes skuadrave të aktorëve dhe gazetarëve, Zamo Spathara?  “Për të qënë të sinqertë skuadra pretendente për vendin e parë ishte e  “Salmonëve” me kapiten Florjan Binaj, i cili kishte një krah tmerrësisht të fuqishëm dhe një drejtim shumë të mirë. Megjithatë ashtu si e përmendim shpesh, asnjeherë nuk duhet të neglizhosh në Kanionet e Osumit.

Flori u shpërqëndrua, sepse i ra kamera dhe kështu e humbën garën. Kryetari I Jurisë së Festivalit, z. Hektor Pustina së bashku me anëtarët, përfaqësuesit e pushtetit vendor ishin unanimisht dakort për dhënien e çmimit të parë skuadrës së Monologistëve të cilët patën një shkëputje të dukshme në garat kokë më kokë”- thotë Spathara.

Por sigurisht pjesë më kureshtare është ajo e parapërgatitjes. Këtu aktorët e kanë lënë profesionin e tyre mënjanë ndërsa përshfaqen me të gjitha aftësitë apo frikërat e tyre. Zamo tregon:” Një nga momentet më të papara ishtë ai i trajnimit, para hyrjes në Kanion dhe fillimit të garës. Mimikat e të gjithë aktorëve ishin shume qesharake, edhe pse aty ishin të gjithë super serioz.

Sy të trembur, vetulla të  mbledhura,  gishtërinj që kafshoheshin dhe “Kapo” me batutën: “Më mirë po iki se i kam ca lekë në bankë unë…”. Në momentet e para që u futëm në Kanion pati një ndërrim total të atmosferësh dhe dëgjoheshin vetëm përplasje lopatash në ujë dhe batutat e aktorëve. Pa diskutim ai që na bëri më shumë përshtypje me palosjet në gomone brënda pak sekondave, falë muskujve të barkut ishte Gaz Paja.

Kurse Romiri herë pas here bërtiste pa vetëdije duke nxjerrë pasthirrma të pavetëdijshme. Genti qëndronte në majë të gomones si Leonardo di Caprio. Drejtori Zero u soll gjithë kohës si një drejtor i vërtetë. Xheni dhe Kreshniku ishin plot me energji. Oriana pa diskutim që kishte një shpirt gare shumë motivues, që e bëri skuadrën e saj të dilte e para.

Salsano dukej që ishte rritur në Shkumbin se ishte elastik si një peshk i vërtetë. Me rrëmujaxhiu ishte Rezart Veleshnja, por me batuta të forta. Një garues i vërtetë, me disiplinën që e karakteruizonte ishte Marini. Befasues ishte sportiviteti i drejtorit te trupës së Portokallisë Altin Basha. Qershia ishin stafi i Top Albania Radios, që i kthyen garat plot muzikë”.
 
FLORI FITON ÇMIMIN POR HUMBET KAMERAN
 
Florian Binaj, i njohur për rolet e tij në Portokalli si Isuf Metalla, polici apo më i riu i këtij sezoni që sapo u mbyll, Django, rikthehej për herë të dytë në kanionet e Skraparit.  Edhe pse niveli I ujit nuk ishte si një vit më parë,  aktori pohon se e ka shijuar natyrën dhe për më tepër udhëtimin pas një sezoni të lodhshëm.

“Ishte gjëja më e mirë e mundshme, sepse ishim lodhur shumë gjatë sezonit. Sezoni i pranverës është gjithnjë më i bukuri por edhe më i lodhshmi sepse vinim nga një muaj pushim. Dhe rafting ishte gjëja më e mirë dhe më shplodhëse që mund të bënim” thotë Binaj të cilit as humbja e kameras në ujërat e Osumit nuk ia ka hequr humorin.

Batuta gjatë rrugës, por edhe gjatë pushimeve në garë me rimat dhe vjershat e castit I kanë dhuruar atij një cmim special në fund të Festivalit Kombëtar të Rafting.  “Në fakt skuadra jonë ishte më e forta dhe më e mira për ta marrë vendin e parë, por për shkak se mua më ra kamera në lumë nuk arritëm ta gjenim edhe pse e kërkuam 40 minuta, u vonuam dhe u skualifikuam”.

Teksa e pyesim se me cfarë batute Django do të kishte motivuar skuadrën që të ecte sa më shpejt, pas një cast mendimi, Flori merr të folurën e personazhit të tij dhe thotë…”Përpara lale…”  Por në kanione, karakteret mbeten jashtë gjithsesi:” Të them të drejtën ishte aq bukur aty në kanione dhe të japin aq ndjesi të vecantë të jep kur je ballë për ballë me natyrën saqë e vetmja gjë që të shkon në mendje është që të jesh vetvetja.

Harron cfarë pune ke jashtë atij kanioni, se cfarë jete bën”. Më tej refleksioni I tij mbi natyrën shqiptare përmblidhet bukur dhe me po aq frymëzim sa rremimi I tij nëpër kanion. “Unë i ftoj të gjithë shqiptarët dhe gjithë miqtë e tyre brenda shtetit mëmë dhe shteteve të tjera që të vijnë të bëjnë rafting e gjëra të tilla me natyrën sepse jeta sot është bërë shumë zyrë, shumë shtëpi dhe pak kontakt me natyrën.

Ky kontakt të bën ta vlerësosh edhe më shumë, të shohësh me më shumë dashuri edhe një lule të vogël që ka mbirë mbi shkëmb dhe të besosh dhe ta shohësh me sytë e tu e ta prekësh me dorën tënde që ka edhe vende të tilla Shqipëria….” Natyrisht Federata e Rafting përgëzohet sesi ka zgjedhur “mënyrën kaq ekologjike dhe me kaq shumë adrenalinë” për të promovuar turizmin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
 - 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate