"Ka Mal te Zi e Greqi, por ka edhe Shqiperi e Sarande. Kete po e thone tani gjithnje e me shume turiste ruse qe duan te vizitojne brigjet tuaja". Ka qene kjo deklarata entuziazte e ambasadorit te Rusise ne Tirane, Leonid Abramov. Ne pritjen e organizuar me 18 maj 2013 ne zyren e kryebashkiakut te Sarandes, Stefan Cipa, e dyta vizite brenda nje muaji, Abramov erdhi me projektin e afrimit te Sarandes me tregun turistik rus. Kryebashkiaku i Sarandes e njohu diplomatin rus me pergatitjet komplekse qe po behen per sezonin e kesaj vere, qe ka nisur me kruazeirat e me turiste te huaj dhe me performancen me te permiresuar qe ofrohet. Abramov shprehu entuziazmin e vet duke thene "bravo", kur kreu i Bashkise Cipa i dha guiden turistike 2013, te vene keto dite ne qarkullim, ku turisti rus gjen informacionin e duhur ne gjuhen e vet e kjo ka ndodhur per here te pare. Cipa ka nenvizuar gjithashtu se kjo eshte vera e pare e skadimit te moratoriumit te skafeve dhe se me ndertimin e portit te jahteve, aresyet per te ardhur ne Sarande shumefishohen. Abramov permendi se viti 2012 shenoi ardhjen e 12 mije turisteve ruse ne Shqiperi. Megjithese ai e quajti kete nje shifer modeste, ka vleresuar katerfishimin e saj brenda 2-3 viteve te fundit, pasi eshte shumefishuar interesi per Shqiperine, edhe per shkak te zgjimit te kujtimeve qe vijne nga nje histori marredheniesh te sinqerta dhe njohjeje e admirimi reciprok te kulturave te njeri-tjertrit. Abramov tha se pa u kufizuar me turizmin e plazhit, per turistin rus eshte e nevojshme te perpunohen paketa qe te pershijne fshatra etnike, kulinarine tradicionale dhe turizmin me ekip skuader. Abramov tha se ambasada do te mbeshtese nje tur te operatoreve ruse drejt Shqiperise dhe Sarandes, per te arritur ne kontrata bashkepunimi, qe do ta afrojne Saranden me tregun e turisteve ruse. Ne takim moren pjese dhe sollen eksperiencat e opsionet e tyre per bashkepunim edhe Meri Lepuri, drejtore e Hotel "Butrinti" e Arben Cipa, administrator i "Sipa Tours". Ambasadori Abramov la nje mbishkrim vleresues ne Librin e Arte te Bashkise se Sarandes.
https://www.facebook.com/bashkia.sarande.7?hc_location=stream
https://www.facebook.com/bashkia.sarande.7?hc_location=stream
Nessun commento:
Posta un commento