|
Në librin me format xhepi ka informacione te plota për muzeun historik dhe atë etnografik, si dhe për monumentet e tjera brenda dhe jashtë kalasë mesjetare. Përveç gjuhës angleze, një pjesë e materialit është përmbledhur edhe në gjuhën italiane.
Drejtori Hafizi nënvizoi se paraditen e së martës mjediset e Muzeve te Krujes po vizitohen nga rreth 300 turistë vendas dhe të huaj. Grupet me turistë nga Gjermania, Hungaria, Italia, Japonia dhe Holanda ditët e fundit kanë mbërritur kryesisht nga Mali i Zi, ku kanë nisur përgatitjet për sezonin veror. Nuk janë të pakët turistët e organizuar që vijnë në kuadër të tureve ballkanike, në të cilat vendi ynë ka zënë vend prej disa vitesh.
Gjatë paradites së sotme muzeun "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" e kanë vizituar edhe 120 nxënës të shkollave të mesme nga qytetet të ndryshme të Kosovës, shtoi drejtori Hafizi. Sipas tij, gjatë muajve maj dhe qershor në qytetin e Krujës dhe në kalanë mesjetare të tij pritet një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj.
Gjatë vitit të kaluar muzeu historik dhe ai etnografik brenda mureve të kalasë kanë pasur rreth 95 mijë vizitorë gjithsej, 30 përqind e të cilëve janë turistë të huaj.
(d.b/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento