Paraditen e 11 majit, Saranda ka çelur zyrtarisht sezonit turistik "Vere 2013". Ne skenen e improvizuar perpara Bar "Limani" kane zene vend autoritete lokale dhe te ftuar, ndersa perballe tyre qytetare te shumte dhe pushues e vizitore. Bashke me Kryetarin e Bashkise Sarande, zotin Stefan Çipa, jane ngjitur ne podiumin e festes edhe kryetari i Komunes se Suharekes, Blerim Kuçi, kryetari i Bashkise se Çorovodes Nesim Spahiu e ai i Maliqit Gezim Topçiu, Nenprefekti i Sarandes Mehmet Nelaj e Presidenti i Shoqates Shqiptare te Turzimit, Zak Topuzi. Gjithashtu, moren pjese konsulli i pergjithshem i konsullates greke ne Gjirokaster, Nikolaos Kotrakois dhe konsulli i nderit i konsullates italiane ne Gjirokaster, Teodor Bilushi. Ne atmosferen festive, te krijuar nga forcat krijuese te skenes lokale, te pranishmit i pershendeti Kryebashkiaku Stefan Çipa. Ai tha se duhet te jemi krenare per qytetin tone, qe gjithnje e me shume ka terhqur vemendjen dhe kuriozitetin e te huajve. Krahas punes per te permiresuar performancen dhe oferten turistike nga qeverisja vendore, ai ka bere apel ndaj biznesit qe te ngreje cilesine e sherbimeve turistike dhe qe situata e krizes rajonale te reflektoje ne aplikimin e çmimeve sa me konkurruese. Çipa ka kerkuar te behen te gjitha perpjekjet per te prekur kete vit bumin turistik qe meritojme, me slloganin "Te gjitha rruget te çojne ne Sarande, bejeni Saranden shtepine e pushimeve tuaja". Argumentave dhe pikave te forta se perse duhet zgjedhur Saranda per te pushuar, kreu i bashkise Çipa i shtoi edhe nje aresye me teper. "Vapa e stines se nxehte dhe temperatura e stines zgjedhore- argumentoi ai- largohen duke u larguar sa me shume nga metropoli i politikes dhe duke pushuar ne kushtet e mrekullueshme qe ofron Saranda jone". Moment i veçante i promovimit te sezonit veror ishte prerja e supertortes tradicionale qe zbret ne shetiore, e pergatitur nganxnesit e shkolles profesionale te Hoteleri-Turzimit "A.Athanas", sponsorizuar nga Bar "Limani". Torta eshte prere nga autoritetet e pranishme, nderkohe qe kryetari Çipa, ka hapur shishen e shampanjes se festes dhe ka uruar "Gezuar, sezon te mbare turistik". Dita e promovimit te sezonit "Vere 2013", eshte shoqeruar edhe nga parakalimi festiv i kuadrateve, duke nisur nga femijet e kopshteve, ata te shkollave "9 Tetori", "A.Sheme" e "Dea", nga kuadratet e ushtruesve te sporteve me te zhvilluara ne Sarande, si dhe nga ata qe zhvillojne hobet e prirjet e tyre ne rrethet qe funksionojne ne Qendren Kulturore te Femijeve. Pjese e rendesishme e axhentes se ceremonise se çeljes se sezonit "Vere 2013", ishin disa perurime. Ato kane nisur me prerjen e shiritit te shatervanit te rikonstruktuar dhe te lulishtes moderne buze shetitores "H.Tahsini", me promovimin e ekspozites se re te piktorit Helidon Haliti dhe skulptorit sarandiot Odise Papa. Pas kessaj autoriteteve vendore dhe te ftuarve u eshte bashkuar kandidati per deputet ne Qarkun e Vlores Koço Kokedhima. Pururimi i trete ka qene kendi i mrekullueshem i lojerave per femije ne reren e Plazhit' Rinia", donacion i Vodafon Albania. Nderkaq, ka vijuar per te dyten dite me 11 maj, Panairi i Midhjes, pergjate shetitores, qe do te qendroje ne sherbim te qytetareve, viziotreve dhe puhsuesve deri pas mesnates se 11 majit. Gjate pasdites pritet te promovohet ekspozita e piktoreve te vegjel, me 100 punimet e perzgjedhura nder me te arrirat e vitit te fundit prej atyre qe e kane pasion pikturen. Ndersa ne reren e Plazhit "Rinia", prej ores 21.00 te mbremjes se 10 majit, do te performoje ne nje koncert te organizuar nga kompania "Top Media", me kengetare te zgjedhur te skenes shqiptare e personazhet me te dashur te humorit. Pjese e ketij koncerti do te jete edhe nje sfilate bukurie per "Miss Pranvera", me vajza te perzgjedhura sarandiote. Festa vazhdon, me ngjyra edhe me te ndezura e emocione edhe me te forta. Mos e humbisni.
Nessun commento:
Posta un commento