06 maggio 2013

Sarandiotët fillojne numurimin mbrapsh për çeljen e sezonit të ri turistik 10-11-12 maj 2013.

Është fillimi i muajit maj dhe sarandiotët duket se dalëngadalë po bëhen gati për çeljen e sezonit të ri turistik. Shëtitorja ka nisur të popullohet dhe lokalet duket se janë plot. Në qytetin bregdetar nuk mungojnë as turistët. Por, disa nga banorët tregojnë se gjërat nuk janë në vijë për të pritur miqtë e shumtë që do e shoqërojnë “Qytetin e 40 shënjtorëve”, gjatë periudhës së verës. ”Në radhë të parë duhet të ndryshojë pastërtia, nuk është ende në atë cilësi që duhet për turizmin në radhë të parë dhe gjelbërimi, këtu në Sarandë s’ka gjelbërim fare, duket sikur sheh ndonjë Marok kur vjen këtu”, thotë një qytetare e Sarandës. Megjithatë, ka nga ata që atmosfera këtë vit iu duket më premtuese. Gjithashtu, ata vlerësojnë se problemi i muzikës është një problem tashmë i zgjidhur. Ata që mezi e presin ardhjen e turistëve janë pronarët e lokaleve apo bizneseve të ndryshme. Duket se zgjedhjet e qershorit kanë ngritur frikën se numri i vizitorëve këtë vit nuk do të jetë aq i madh. Saranda do të çelë sezonin turistik më datën 10 maj. Në qytet do të organizohen aktivitete kulturore dhe panairi i gatimeve tradicionale. Në datën 11 do të jetë një koncert festiv që do të ndezë atmosferën, e cila do të jetë në nivele të larta deri në fundin e sezonit veror.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=256540

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate