DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
22 maggio 2013
Betonizimi dhe ndotja e bregut të liqenit të Ohrit si pasojë e ndërtimit të rrugës Pogradec-Lin ka sjellë reagimin e Institutit për Ruajtjen e Mjedisit.
Në ditën ndërkombëtare të Biodiversitetit, një grup nga ky institut ka zhvilluar një protestë paqësore dhe sensibilizuese buzë bregut duke theksuar se dita ditës ky liqen po shkon drejt degradimit dhe rrezikohet kthimi i tij në një fushë.
Sipas tyre, nga njëra anë bëhet promovimi i vlerave të këtij liqeni, nga më të vjetrit në botë dhe me shumë specie endemike dhe nga ana tjetër ndërtohet rruga e cila shkatërron 10 km të këtij bregu, duke betonizuar zonën.
Kohët e fundit menaxhimi i liqenit të Ohrit është parë me sy kritik nga organizatat e shoqërisë civile, si për ndërtimin e veprave urbane, ashtu edhe për humbjen e biodiversitetit nga mbipeshkimi dhe përdorimi i mënyrave të papërshtatshme. / Top Channel
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento