16 maggio 2013

NJe fund jave Vertikale 18-19/maj/2013 plot adrenaline dhe peisazh perrallor jua propozon Albania mountain Team & Climbing Albania


  • Kete fundjave me date 18 dhe 19 Maji do organizojme aktivitetin e rradhes ne Gjipe.
    Gjipeja eshte nje nga pjeset me fantastike te bregdetit shkembor te jugut dhe vjen menjehere mbas Dhermiut. Nje det i mrekullueshem blu, shkembinj perfekt per kacavjerrje si dhe kanioni i thelle jane atraksionet kryesore te ketij udhetimi.

    Rezervimi:
    Per rezervime ju lutem kontaktoni ne numrat 0693258465 ose 0672190219 apo konfirmoni tek Daily Bar ne Bllok.

    *Programi*:
    E Shtune

    - 9:00 Nisja nga Daily Bar ne Bllok, Tirane.
    - 11:00 Ndalese per nje kafe ne Fier.
    - 13:00 (13:30) Ndalesa e dyte per dreke ne Llogara ku do keni mundesi te shihni rivieren e bukur te jugut.
    - 14:00 Nberritja ne Gjipe
    Mbas ndaleses do bejme 30 minuta ecje per te zbritur deri ne plazh e me pas do ngreme kampingun dhe do akomodohemi neper cadra. Per ato qe nuk dine, kjo do jete nje mundesi e mire per te mesuar si ngrihet nje cader kampingu. Cadrat dhe dysheket e fjetjes (sleepingbag) do sigurohen nga ekipi i AMT, por nese juve i keni tuajat mund ti merrni me vete.
    - 17:00-19:00 Kacavjerrje shkembore dhe plazh buze detit
    - 20:00 Ndezja e zjarrit dhe barbekyja si dhe lojra ne grup.
    Ushqimet per barbeky duhet ti merrni me vete, pasi ky aktivitet nuk perfshin barbekyn. Ju keshillojme te merrni salcice apo mish te paketuar ne menyre qe te mos ju prishet gjate rruges.

    E Diel
    - 9:00 Zgjimi
    - 9:30 Fillon ecja pergjate kanionit te Gjipese qe do zgjat rreth 1 ore e gjysem. Hecja do shoqerohet edhe me kacavjerrja ne nje nga itineraret e kacavjerrjes brenda kanionit.
    - 12:00 Kthimi ne kamp ku dhe do ju ktheheni lojrave te plazhit si dhe pak kacavjerrje per ato qe jane me shume te apasionuar per kete sport.
    - 15:00 Ngritja e kampingut dhe tendave per tu pergatitur per nisje.
    - 15:40 Nisja me furgon per ne Tirane.
    - Ndalese gjate rruges per nje kafe.
    - 20:00 Mberritja ne Tirane tek Daily Bar.

    *Cmimi I Paketes*: 4,000 Leke
    *Cfare perfshin paketa*: Guiden, Instruktorin e kacavjerrjes, Pajisjet per kacavjerrje, transportin si dhe tendat per akomodim.
    **Info shtese**: Ushqimet per 2 dite duhet ti merrni me vete po ashtu edhe nje shishe 2 litershe uji. Duke qen se ne ate zone nuk ka burim uji te pijshem do ndalojme rruges dhe secili do bleje nje shishe 5 litershe uji.

    Ju rikujtojme se sipas standarteve mjekesore dhe atyre te alpinizmit nje mashkull ka nevoje per minimalisht 3 litra uji ne dite ndersa nje femer minimalisht 2 litra uji ne dite. Prandaj ju lutem te mos harroni shishen tuaj me uji.
    https://www.facebook.com/events/581277771892707/



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate