Të shkruash për lumin e Semanit është një detyrim përkushtimor historik, pjesë e krenaris kombtare për ngjarjet e shumta gjurmlenëse që lidhen me të dhe banorët pran tij nëpër vite e shekuj prej antikitetit deri në ditët e sotme. Do
të përbëjnë historin e lumit të Semanit të gjitha legjendat, kronikat, tregimet e ngjarjet e shumta të ndjekura me kujdes që nga malet ku lind e nis rrugën dhe duke vazhduar rrjedhën përmes luginash, honesh e grykash që nuk gjen qetësine në fushën e madhe, krijesë më tepër e aktivitetit të tij e nuk do të prehet i qetë as në bregdetin tonë. Të shkruash për
këtë lumë është e pamundur të mos trajtosh historin e dy degëve të tij kryesore Osumit dhe Devollit që nisen nga burimet malore të Gramozit, Malit të thatë, Voskopojës, Tomorrit e rriten deri sa dalin në fushën e madhe. Ka disa hipoteza por edhe dekumenta që tregojnë se të dy degët kanë qenë të pavarura nga njera tjetra deri pranë derdhjes në Adriatik. Më vonë Devolli duke u bashkuar me Osumin (Apsusin) ka marë drejtimin dhe emrin e rrjedhës së vjetër të
kësaj dege që është afërsisht ky i sotmi. Emrat e tyre do ti gjejmë sipas një tradite vendase shpeshherë të
alternuar për gjithë lumin herë Apsus në antikitet, herë Devoll në mesjetë deri kur u bashkuan të dy degët rreth vitit 1804-5 e i dhanë emrin që e njohim sot Seman. Ky emërtim i ri Seman vjen nga sa na japin dekumentat dhe informacionet duke u nisur edhe nga tradita jonë tashmë e njohur që banorët i vënë lumit emrin e degës më të afërt që i bashkohet në zonë rrjedhës kryesore. Kështu ne gjejmë të shkruar nga të huajt për lumin emrat Charzanes, Ergenta, Ersenta, Argenta, Epasa (e pastra) në shkrimet e vjetra jo për lumin pranë Tiranës që edhe ai ka të njëjtin emër e etimologji si ujë i pastër, i kristaltë, i argjentë dhe i pijshëm për banorët por për Semanin në zonën fushore ku bashkohej
Devolli me Osumin dhe Gjanica më poshtë pranë fshatit Mujalli. Kuptohet se këtë emër e ka marë nga Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri në ditët tona lumi Ergenta (Argenta, Arzenta) që e gjejmë për herë të parë në Mbishkrimin e Gurit të Ballshit të mesjetës së hershme, më vonë tek Ana Komneni, në shkrimin Anonimi i Gorkës. Në tregimet e Kantakuzenit për luftrat e Byzantine dhe arbërorve për rreth Beratit e deri tek Pukëwill më 1806 që kuptohet se bëhet fjalë për lumin Gjanica qe zbret prej maleve dhe grykave të Mallakastrës. Emri Argenta, Ergenta, Charzanes mendohet se vjen nga emri i qytetit taulant të Orgesit antik (Margëlliç pranë Patosit) ku pranë i kalonte ky lumë. Por emri kuptohet se është i njëjtë dhe me atë të burimeve nga nis ky lumë nga Arianitasi që thuhet se është krijuar nga banorët e larguar si kujtim të emrit të Orgesit të shkatëruar në luftrat me romakët Etimologjia është e qartë në shqip si lumë me ujë të pastër, të argjentë kurse në gjuhën turke mbas bashkimit dhe ndryshimit të shtratit do të kemi emrin Serma, Seman po me këtë etimologji. Disa e lidhin emrin e lumit me emrin e fshatit të Semanit që ndodhet në vijën e detit, pranë të cilit bëhej bashkimi edhe me lumin e Gjanicës, këto ujra e ndan fshatin nga enoria e dikurshme e Ndërnënasit. Ka të tjerë që japin mendimin se emri Seman vjen nga gjuha neolatine që do të thotë bashkim, këtë e përforcon edhe argumenti se ky emër ka dalë pas bashkimit të dy degëve kryesore por sidoqofte deri më sot ato janë hipoteza. Në një trajtes të hershme duke u nisur nga mjaft faktor që i kemi trajtuar më në gjersi mbi vendosjen e emrave duke shpjeguar etimiologjin e tyre kemi
dalë në konkluzionin se emri i lumit te Semanit është i njëjtë në etimologji me të gjithë emrat e tjerë që njohim prej lashtësis deri në ditët tona dhe pse në gjuhë të ndryshme. Kështu kemi Burimi Cudibërës (Kuçedrës) pran Tomorrit siç shkruajnë autoret e antikitetit, Lumi i Diallit ose i Daulies nga ilirët, kuptimi i emrit Diavolo ose Diamonit nga latinët, Lumi i Barbullinjës, Dragotit ose i Gajdes nga sllavët, Lumi i Gogolasit nga turqit po kështu emrat Lanxani që mbante një fshat në të majtë të rrjedhjes së poshtme si dhe emri Divjakë që mban zona në të djathtë të rrjedhjes e këtij lumi kanë kuptimin e Demonit, Përbindshit. Këta emra janë të njëjtë edhe me emrin Seman që mban zona dhe fshati midis këtyre dy emrave të tjerë që përmendëm më lart. Emrin Seman e mban kuptohet si një deformim apo emërtim lokal të emrin bizantin Satanaj, Sotanajt, Shenjtanit. Ekzistenca e mbiemrave Sota dhe Sema me shumicë në këtë zonë dhe historia e marjes nga këta të këtij mbiemri tashmë njihet sipas mjaft dekumentave dhe kujtimeve të moshuarve se ka të bëj me këtë kupim veprimi në aktivitetin shoqëror, në reportin midis të mirës dhe të keqes, me imponim apo me ndërgjegje në ngjarje të caktuara.
Mare nga Gazeta : 'Rrenjet'
Nessun commento:
Posta un commento