04 maggio 2013

Kapela bizantine, mrekullia e Amfiteatrit (Durres) gati për sezonin turistik 2013


Amfiteatri  ambienti brenda tijMaj 04, 2013
“Zot ndihmojë shërbëtorin tënd Aleksandrin”
Nga ARTUR AJAZI
Punimet restauruese në mozaikun mural të amfiteatrit të Durrësit, i cili njihet ndryshe si “Kapela Bizantine”, pothuajse janë në fazën përfundimtare dhe Amfiteatri është gati të presë turistët e shumtë të sezonit të ri 2013.
Mozaiku
Mozaiku gjendet në një prej galerive të amfiteatrit dhe është i ndërtuar qysh në shekullin e V pas Krishtit. Punimet për pastrimin dhe restaurimin e tij janë kryer nga dy arkeologë restauratorë, një nga Drejtoria rajonale e Monumenteve të Kulturës Durrës dhe tjetri nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe IMK. Këto punime u kryhen për shkak se mozaiku kishte marrë papastërti dhe alga të gjelbra që krijohen nga lagështira dhe vendi ku ai është ndërtuar. Kapela Bizantine, është mjaft e vizituar nga turistët e huaj dhe bëhet me qëllimin që të jetë gati për vizitat e turistëve. Punimet u kryen sipas parametrave shkencorë, dhe sipas arkeologëve “në përfundim të këtyre punimeve mozaiku ka nxjerrë ngjyrat dhe cilësitë e tij të veçanta”. Mozaiku është tepër i rrallë, kjo pasi mozaikët muralë janë mjaft të rrallë dhe në vendin tonë mund të jenë shumë pak të tillë. Kapela Bizantine, merr rëndësi të veçantë sepse 3 shekuj pas ndërtimit të amfiteatrit ky u bë përsëri i përdorshëm. Ajo se çfarë tregon ky mozaik, ende nuk është përcaktuar me saktësi, por mendohet se aty tregohen figura të shenjtorëve, ose ajo e perandorit bizantin Aleksandër. Një gjë është e sigurt se mbishkrimet e shkruara në gjuhën greke në mozaik i dedikohen atij dhe ato përkthehen: “Zot, ndihmoje shërbëtorin tënd, Aleksandrin”. Durrësi trashëgon pasuri të konsideruara arkeologjike një pjesë e të cilave janë bërë objekt i zbulimeve, ndërsa të tjera presin fonde për të dalë në dritë. Amfiteatri i Durrësit ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve të shumtë ndërkombëtar, një pjesë e të cilëve i janë përkushtuar zbulimeve në Durrës. Dy vite më parë në vendin e quajtur “Çesmja e Ferrës” janë nxjerrë në dritë 180 kg material të terakotës dhe qindra figurina të saj janë bërë objekt zbulimi nga arkeolog shqiptarë e francez. Universiteti Liles në Francë ka organizuar ekspedita kërkimi e zbulimi në Durrës nisur nga harta e gjetjes së rrënoja me pasuri të veçantë arkeologjike. Kërkimet në Durrës kanë vijuar për disa muaj deri sa arkeologët janë bindur të konkluzionet e tyre lidhur me praninë e një pasurie të hershme arkeologjike në Durrës. Zbulimet e realizuara në vendin e quajtur “Çesmja e Ferrës” kanë dhënë dëshmi të reja, duke krijuar bindjen lidhur me pasurinë e madhe arkeologjike që strehon Durrësi në disa zona të njohura si vendbanime të hershme apo edhe punishte. Gjithnjë sipas studiuesve të arkeologjisë dhe departamentit përkatës në Tiranë të gjitha zbulimet tek “Çesmja e Ferrës” duhet t’i përkasin shekullit IV-V p.e.s. Figurinat prej balte e kanë ruajtur “freskinë” edhe pse kanë kaluar shekuj që nga koha e pranisë së tyre. Qyteti i Durrësit ka disa punishte të tilla me një histori shumë të hershme, e cila lidhet me kohën e sundimit të ilirëve, fakte të cilat tregojnë mbijetesën deri në ditët tona. Amfiteatri do të ketë dy cicerone gjatë këtij sezoni, specialistë të Drejtorisë së Monumenteve të Durrësit.
Shumë nga pushuesit lokalë janë larguar për shkak të betonizimit dhe plehrave
Në Sarandë, në qytetin e dashurisë së mohuar…
Deputetët dhe pushtetarët symbyllur përballë shkatërrimit të mrekullisë
SARANDE- Miti i 40 shenjtorëve që përndiqen zbathur nga qyteti ka mbetur në bazilikën e lashtë në majë të kodrës, ndërsa ndryshimet urbane kanë sjellë buzë detit banorë të rinj nga gjithë krahinat e vendit. Ky lajtmotiv përzihet si padashur në ditën time këtu në Sarandë, kur nga xhamat e shtëpisë sodis blunë e detit e jashtë në rrugë përballem me një realitet që rrallë mbërrin në lajme. Në karrierën time 20-vjeçare si gazetare profesioniste kam jetuar kohë të arta të ndryshimeve demokratike dhe kohë të vështira nën plumba në ‘97/’98. Kam raportuar për atë që shihja me gërma, zë e figurë dhe jam ndier e çlirët se bëj për atdheun tim sa mundem dhe se ky është profesioni që zgjodha, por në Sarandë duket se rrymat përplasen për të humbur patriotizmin. Pas raportimeve dhe vëzhgimeve të mia mbi ndryshimin e kombësisë, meshat greqisht dhe në zonat jominoritare, pritjet greqisht në zyrat e shtetit shqiptar, servilizmi i zyrtarëve ndaj ambasadorit dhe konsullit grekë që i bën qesharakë sa s’thuhet, keqadministrimin e fondeve për publikun, gazetat blihen tuf në pikat e shitjes apo që në Gjirokastër, dhe mbi mua nisin presionet dhe shpifjet deri në mohimin e personalitetit tim. E trishtë. Trishtohem ndërsa shoh se mosha e gazetarëve mbetet mesatarja 45, në një treg kaq të vogël me një tv lokal e një radio normale që mundësitë e punësimit mbyllen në korrespodenca me honorare. Nëse fajin e mjekut e mbulon dheu, të gazetarit edhe deti e nxjerr në breg, në bregun ku shquhen inertet, tubacionet e çara, thasët me mbeturinat e mbledhura nga duart e fëmijëve që rihapeh nga era nëpër plazh. Saranda është një qytet me plot energji, me shumë njerëz që vijnë nga emigracioni bashkë me kursimet e tyre dhe shpresojnë për një investim të sigurt e jetë sociale në norma. Për demokracinë, ripërtëritjen, ligjin, mirëqënien përpiqemi në ditën tonë, por sa arrijmë. Gjithë vitin punohet për të fituar diçka në muajt e verës nga pushuesit, por çdo vit reklama e keqe që i bëhet qytetit nga administratorët lokal po i largon pushuesit ditorë. Numri i vizitorëve disa orësh po i zëvendëson bujtësit e dashuruar me qytetin dikur i “muajit të mjaltit” e tani qyteti me breg të lirë vetëm një shëtitore në formë ovale, dy tre kënde fëmijësh në mes të lulishteve të pakëta. Një tentativë për të apeluar për Sarandën e të gjithëve përfundoi në një konferencë me lektorë si Anastas Angjeli, Namik Dokle, Luiza Xhuvani, ambasadori i Greqisë dhe konsulli grek në Gjirokastër, të cilët padyshim i kanë interesat e hapura për Sarandën. Pas fjalimeve disa minutëshe me ekranë të mëdhenj për Sarandën mbeti pyetja: Të satët do të jenë ata në listat deputetëve, dhe sa mirë që do kujtohen për duartrokitësit e sallës. Ndërsa realisht në këto vite asgjë nuk ka emrin e tyre në të mirë të Sarandës. Nëse një mëngjes uji largohet në breg e më tej do shfaqen gjithë mbetjet e fshehura e të derdhura në ujë, e qyteti do ta humbasë rolin e vet si qendër banimi..a thua se ashtu si jeta në ciklin natyror edhe trashëgimia e brezave në Sarandë mund të zhbëhet nga keqadministrimi. Si eksperte e jashtme në gjykatën e Sarandës, pas studimeve për psiko terapi pozitive, vëzhgoj çështjet që gjykohen, kam kontakte me një pjesë të çifteve që zgjedhin si zgjidhje divorcin, por për ata që kanë probleme ekonomike nuk ka asnjë strukturë sociale, asnjë përkujdesje apo vëzhgues ligjor për pasdivorcin. Dhjetëra konflikte të tjera mbërrijnë për pronësinë e shpesh dhe për shpifje. Mes kapitaleve të individëve që i investojnë me shpresën e ndryshimit dhe politikave të regresit lokalë në Sarandë është krijuar një ngërç institucional, i cili në mungesë të trasparencës mediatike rrezikon ta penalizojë qytetin. Laureta Roshi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate