11 maggio 2013

Daily Mail: Çmimet në bregdetin shqiptar sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj maj-2013


08 maj 2013 17:43
Mediat dhe agjencitë turistike në botë vijojnë të kenë në vëmendje turizmin shqiptar duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet më të bukura në Evropë. Gazeta amerikane Daily mail, ne rubriken e saj Travel mail kesaj radhe ka vendosur Shqiperine duke e pershkruar ate si nje vend te pershtatshem per pushime familjare ku dhe kostot jane krejtesisht te volitshme.
Nese do te shkoni ne Shqiperi , -thuhet ne shkrim- dy destinacione krejtesisht te aferta me kryeqytetin ku mund te behen pushimet jane qyteti i Durresit si dhe resorti turistik i Golemit, te cilat ofrojne gjallerine e dinamiken gjate sezonit turistik veror.
Cmimet ne bregdetin shqiptar sjellin buzeqeshje ne fytyren tuaj-eshte kryefjala e artikullit te Daily Mail.
Kryeqyteti shqiptar per median ne fjale eshte identitet me vete, duke u nisur dhe nga gjerat elementare si pikat e shitjes se ushqimeve, fast foodet madje edhe vet gjuha, shprehite e saj dhe kodet e miresjelljes.
Në vitet e fundit Shqipëria ka patur një zhvillim të bujshëm në fushën e turizmit, ku mijëra turistë vijnë për pushime çdo vit në vendin tonë. Bukuritë natyrore, plazhet, qytetet antike janë ndër preferencat parimore të turistëve-shkruan Daily Mail-, por siç duket numri i atyre që do ta vizitojnë Shqipërinë do të rritet edhe për vitet e ardhshme si rezultat I promocionit qe po I behet nga nderkombetaret.
Sipas ketij shkrimi ,shume prej vizitoreve e cilesojne Shqiperine si nje nga sekretet e fundit qe po zbulojne ne Evrope. 
Ne shkrim u rekomandohet turisteve qe kane kuriozitet per ta pare Shqiperine autentike te nxitojne per ta bere sa me pare udhetiimin drejt saj.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate