DURRËS- 09-05-2013
325 turistë nga Finlanda kanë mbërritur sot me kroçerën “Kristina Katerina”, për një vizitë një ditore në qytetet e Durrësit, Krujës dhe Tiranës.
Turistët e organizuar në autobuzë do të vizitojnë disa nga qendrat historike dhe arkeologjike të qyteteve pranë portit detar. Shumica e turistëve janë nga Finlanda, por nuk mungojnë edhe udhëtarë nga Rusia, Anglia, Norvegjia dhe Suedia.
Kroçera "Kristina Katerina" është nisur nga porti i Jaltës (Ukrainë) në 25 prill, për të vijuar në itinerarin në Bartin e Stamboll (Turqi), Kios dhe Argostoli (Greqi), Brindizi (Itali), Kotorr (Mali i Zi), Koper (Slloveni), Split (Kroaci) dhe Venecia (Itali).
Pas ndalesës prej 14 orësh në Durrës sot në mbrëmje, kroçera “Kristina Katerina” do të vijojë lundrimin drejt Krotones (Itali).
Anija turistike “Kristina Katerina" do të vizitojë edhe dy herë të tjera portin e Durrësit. Për herë të fundit ajo u ankorua në portin më të madh të vendit tonë në tetor të vitit të kaluar.
(d.b/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento