TIRANE -
03 MAJ 2013 05:
20
NGA ROVENA RROZHANI
Guida
me vendet më të lira në kontinent për këtë vit.Bregdeti
jonian bashkë me ishujt grekë, Lisbonën, Islandën, Berlinin, ishujt
Faroe, Stambollin dhe Slloveninë.
Një nga sajtet më të njohura një fushën e turizmit sapo ka shpallur
destinacionet më me vlerë për vitin 2013 duke iu referuar kontinentit të
vjetër. Në këtë klasifikim të përgatitur nga Tom Masters, autor i Lonely
Planet, shkruan se Europa është gjithmonë një destinacion tërheqës
dhe emocionues, edhe pse hotelet dhe restorantet janë me cmime të
kripura apo tarifat e larta në kufi.
“Më poshtë ju japim këshillat tona për destinacionet me vlerën më të
mirë në kontinent, destinacione që kanë gjithcka për ata kërkojnë një pushim në një qytet me stil, apo një
aventurë me sport ekstrem. Këto janë vende për të shkuar në Europë për të pasur eksperiencat më të mira të
udhëtimit në 2013”shkruan
Masters në artikullin e tij të publikuar në fund të muajit prill.
RIVIERA SHQIPTARE
Lista e ekspertit përbëhet nga tetë vende mes të cilave përfshihet edhe Riviera Shqiptare, në vendin e katërt.
Duke iu referuar këtij destinacioni Masters shkruan:”Të gjesh plazhe mesdhetare për veten mund të jetë një
mision kudo në Europë, por duhet të gjeni ato që kanë një çmim më të mirë.
Edhe pse bregdeti i Shqipërisë, prej kohësh është bërë një magnet për turistët backpacker, gjë që e ka bërë
të jetë më i kushtueshëm dhe i mbushur me njerëz sidomos në disa pjesë, është sigurisht nga më të bukur të
bregdetit jugor të Europës.”
Autori këshillon frekuentimin e Vunoit dhe Drimadhes, duke theksuar se pavarësisht zhvillimit të tyre
vazhdojnë të jenë plazhe idilike. Përtej plazhit, Masters vëren se Shqipëria ka një natyrë të përsosur për
ngjitje në male, vizita në qytete të lashta por edhe argëtim në një kryeqytet të lirë për nga cmimet, sic është
Tirana.
(Në foto Bregdet i Rivierës shqiptare)
ISHUJT GREKË MË TË MIRË NË KRIZË
Në krye të listës së Lonely Planet renditen ishujt grekë. Këtë vit sipas autorit plazhet greke do të jenë shumë
më të lira dhe më të qeta sidomos kur bëhet fjalë jashtë pikut të sezonit. Arsyeja sipas Masters është kriza
ekonomike në të cilën është përfshirë shteti fqinjë dhe kjo do të sjellë një mundësi të mirë për ishujt të cilët
do të duan të mbajnë vizitorët e tyre të rregullt. Disa nga plazhet e sugjeruara nga autori janë ato që gjenden
në ishujt Hidra, Kefallonia, Ikaria dhe Santorini.
LISBONA ME PAK EURO
Nga Ballkani lista shkon në anën tjetër të Europës dhe këshillohet se një destinacion me vlerë është edhe
Lisbona. Në kryeqytetin simpatik dhe dramatik kodrinor të Lisbonës paratë tuaja nuk ikin shpejt: kafe e
shijshme apo një paste de NATA (një ëmbëlsirë tradicionale) në diell kanë prirjen të kushtojnë më pak se një
euro. Ju mund të hani mirë dhe të udhëtoni rreth qytetit me tramvaje të vjetër por romantikë që kanë cmime
të volitshme. Muze pa pagesë si Berardo Colecção, muzeu i koleksionit kontemporan janë një mundësi e
mirë. Gjithashtu janë të shumta plazhet në jug të qytetit ku mund të pushoni e të merrni rreze gjatë një
udhëtimi një ditor.
ISLANDA MË E LIRË SE KURRË
Ajo kurrë nuk mund të bëhet një destinacion i vërtetë buxheti, por gjithsesi Islanda është më e lirë se ajo ka
qenë në një dekadë pas disa viteve të trazuara ekonomikisht dhe një zhvlerësim të monedhës që papritmas
bëri çmimet e saj tejet skandaloze. Kjo e bën tani një kohë e shkëlqyer për të zbuluar këtë ishull mahnitës të
Atlantikut Verior ku vullkanet , akullnajat dhe burimet e nxehtë kanë krijuar një nga peizazhet më të
mrekullueshme të planetit. Për ata që kanë një buxhet shumë të vogël, mund të frekuentojnë kampe në
natyrë të cilat janë të hapura në të gjithë Islandën.
BERLIN MË LIRË SE PARISI
Çuditërisht, Berlin, kryeqyteti i ekonomisë më të madhe të Evropës është gjithashtu një nga qytetet e tij të
lirë. Dhe çfarë qyteti! Ku tjetër mund të shihni Luftën e Ftohtë dhe reliket e Luftës së Dytë Botërore, të
shijosh një përzgjedhje nga më të mirat në Europë përsa i përket artit bashkëkohor , të bësh Pazar para se të
hash një darkë tipike gjermane dhe pastaj të shpenzosh fare pak euro në disa nga baret më trendi dhe klubet
më zbavitëse në planet? Edhe akomodimi është shumë më lirë në këtë qytet, shumë më pak nga sa mund të
paguash nëse udhëton Londër, Paris apo Romë.
ISHUJT FAROE
Ky është një nga destinacionet më të këndshme për të bërë ngjitje dhe për vëzhguar zogjtë.Falë një investimi
të qeverisë daneze helikopteret dhe anijet janë mjetet lidhëse të transportit mes ishujve po aq sa autobusët
brenda një qytetit. Me këtë transport mund të shpenzosh më pak dhe të shohësh më shumë, Gjithashtu edhe
akomodimi sipas autorit të guidës është mjaft i rehatshëm falë hosteleve të shumtë dhe shtëpive të hapura të
organizuara nga bordi i turistëve.
STAMBOLLI DHE SLLOVENIA
Dhe në fund sërish drejt Ballkanit. Në vendin e shtatë renditet Stambolli, një nga qytetet më të mëdha
evropiane, me një listë pothuajse pafund atraksionesh të klasit botëror që mban vizitorët të zënë cdo ditë.
Tani është një kohë e shkëlqyer për të vizituar Aya Sofya, e cila pas një rinovimi 20 vjecar që mbyllet
pikërisht këtë vit duket e mrekullueshme si brenda dhe jashtë. Çmimet e ulëta të hoteleve kombinohen me
fluturime të shumta dhe të lira për shkak të statusit të qytetit si një qendër e madhe e lëvizjes. Prej këtu
mund të bëni udhëtime me çmime konkuruese.
Ndërsa e fundit në listën e Lonely Planet është Sllovenia. E vendosur mes turizmit në Itali, Austri dhe Kroaci,
kjo është më e lira nga të treja. Një nga joshjet kryesore mbetet argëtimi i shumtë që ofrohet në ski, rafting
dhe hiking. Çmimet në kryeqytetin Ljubljanë mund të kenë pësuar pak rritje që nga vënia e monedhës
europiane, por ju ende mund të gjeni shtrat dhe ushqim me çmim të ulët.
KU DIELLI LIND MË BUKUR
Ku mund të shijoni një lindje të mrekullueshme dielli? Mund të mendoni kudo, pro jo autorët e Lonely Planet
kanë bërë një tjetër klasifikim vetëm me vendet ku mund të shijoni një lindje të rrallë dielli. Nëse ndodheni në
Uluru të Australisë mund të shijoni një lindje të mrekullueshme drite. Mjafton të jeni atje në 4 të mëngjesit për
shijuar panoramën ku shkrihen ngjyrat kuqërremtë, gjelbërt dhe blu.
Por sigurisht që një majë mali është një vend ideal për një parë një lindje dielli dhe thuhet se në malin Batur
në Bali ose në malin Fuji në Japoni. Aty mund gjeni një spektakël të vërtetë. Ndërsa në Mianmar të Burmës,
më saktë në liqenin Inle ka një tjetër lindje për të mos u humbur. Dhe këtë mund ta bëni nga shtrati i dhomës
suaj.
Një përvojë unike do të gjeni edhe në kanionin Bryce në shtetet e Bashkuara të Amerikës . këtu një lidnje
dielli është më magjike gjatë kohës së dimrit. Ndërsa në pranverë dhe në vjeshtë lindjet më të bukura të
diellit mund të shihen në Shetland Isles të Skocisë.
(Në foto Lindje dielli në malin Batur)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento