23 maggio 2013

Gjirokaster, kishat monument kulture jane braktisur... Dhjetëra objekte kulti, monumente kulture të kategorisë së parë po degradojnë në Gjirokastër Maj/2013

22/05/2013
Gjirokaster, kishat monument kulture jane braktisur
Dhjetëra objekte kulti, monumente kulture të kategorisë së parë po degradojnë në Gjirokastër

Objektet e trashëguara nga e kaluara apo ikonat e cmuara nuk ekzistojnë më pas serisë së pafund të vjedhjeve ndërsa tani shumë godina rrezikojnë të humbasin afreskët mes tyre edhe kisha e Manastirit të Spilesë. Në të gjithë rethin e Gjirokastrës janë me dhjetëra objekte kulti të ndërtuara gjatë mesjetës së vonë sipas një stili krejt origjinal që po shkojnë drejt degradimit. Kishat monumente kulture të kategorisë së parë gjenden të braktisura, kanë  probleme të stabilitetit të strukturës dhe rrezik për të humbur afreskët . Një prej monumenteve më të rrallë të kultit kisha e Manastirit të Spilesë e ndërtuar në faqen e malit të Lunxhërisë mbi qytetin antik të Antigonesë është duke rrëzuar afreskët. Ky objekt kulti daton në vitin 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, zotit Kalist. Objekti që ende mahnit vizitorët spontanë më gjallërinë e ngjyrave të afreskëve dhe stilin rebel të pikturës murale rrezikon qëndrueshmërinë e strukturës ndërsa afreskët po shkatërrohen si pasojë e lagështisë. Vetë manastiri i Spilesë ngrihet  shumë pranë kishës mbi një shkëmb konglomerat gëlqeror. Brenda shpellave karstike ku dikur  kanë banuar eremitët, njerëz që qëndronin të izoluar nga bota, për të vuajtur qënien e tyre mëkatare sot strehohen bagëti. Manastiri i Spilesë një monument kulti dhe vepër e rrallë arti sot është kthyer në stallë ndërsa as Drejtoria e Monumenteve të kulturës dhe as kisha ortodokse nuk po marrin pergjegjësi për shkatërrimin. Në qarkun e Gjirokastrës ka mbi 100 kisha të të njëjtës epokë, 32 prej të cilave klasifikohen si tepër të rëndësishme për vlerat tipologjike dhe arkitektonike.
http://uneflas.al/artikull.php?id=243473

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate