SARANDE- 11 MAJ 2013 09:01
Saranda ka festuar në orët e mbrëmjes së të premtes, Festën e Midhjes e cila po shndërrohet në një tradicion. Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e Sarandës e cila, është promotore e promovimit të midhjes si një produkt të rrallë ujor e cila rritet në Liqenin e Butrintit dhe që konsiderohet nga vendasit, si perla e Sarandës. Ditë më parë, kryebashkiaku sarandiot Stefan Cipa, ftoi qytetarët e tij, për të qenë së bashku në këtë festë ndërkohë që apeli ndaj komunitetit, nuk u dëgjua pasi pjesmarrja e tyre, ishte më e ulët se kurrëndonjëherë. Nisur nga eksperienca e vitit të kaluar kur qytetarët u ftuan të shijonin gatimet e midhjes kundrejt pagesës, kjo i ka ftohur qytetarët, të mos shpenzojnë për degustimin e saj me
cmime 4 herë më të shtrenjta se një vit më parë.
Festimet janë karakterizuar me veprimtari shlodhëse, argëtuese e rekreative, me lojëra masive, show e
spektakle nga këngëtarë, aktorë e personazhe të dashur të humorit shqiptar. Ndërkohë që kryebashkiaku i Sarandës Stefan Cipa, ka gjetur rastin të falenderojë komunitetin sarandiot, i cili i’u bashkua këtij evenimenti dhe njëkohësisht, falenderoi ato pak përfaqësues vendor të pranishëm që i’u bashkuan festës ndërkohë që premtoi se këtë vit, Saranda do të ketë më tepër pushues se vitin e kaluar.
Në Festën e Midhjes, ka rënë në sy pjesmarrja e konsullit Grek në Gjirokastër Nikolaos Kotrakoi, ndërkohë që mungonin autoritetet qeveritare vendore, si dhe ato politike të krahut të majtë. Ftesë pjesmarrëse, kishin edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare, por mungesa e tyre në këtë eveniment si dhe e kandidatëve për deputetë të majtë apo të djathtë, nuk është justifikuar nga organizatorët.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento