31 maggio 2013

Thethi i izoluar nga dëbora, turistet vendas dhe te huaj te penguar maj/2013



Kjo është rruga në Qafën e Thorës pak pa hyrë në fshatin Theth. Një aks vetem 7 kilometra me borë mban të izoluar banorët e kësaj zonë por pengon edhe turistët e huaj që më së shumti kërkojnë t'ju ngjiten këtyre maleve.

Njerëzit lëvizin me mushka për të zbritur nga fshati

thethi 29 maj 2013 (1)Në një kohë kur në zonat bregdetare kanë nisur përgatitjet për hapjen e sezonit turistik, një situatë absurde vjen prej zonave më të frekuentuara në turizmin malor. Bëhet fjalë për zonën turistike të Thethit, e cila në këto ditë, rruga është e pakalueshme, pasi trashësia e borës arrin mbi një metër. Rruga është bllokuar për 7 km, që nga Qafa e Thorës, deri në hyrje të fshatit Theth. Deri në fshatin Bogë, gjithçka të ngjason me një ditë pranvere. Sapo kalon këtë fshat përballesh me një rrugë të vështirë malore, deri në Qafën e Thorës. Pikërisht në këtë pikë të lartë fillojnë problemet me trashësinë e dëborës. Sa më shumë që ecën, aq më i vështirë bëhet udhëtimi, derisa rruga bëhet e pakalueshme. Ky është segmenti që përshkohet nga turistët dhe që sot janë të detyruar të kthehen pas, pasi bora e bën të pamundur hyrjen në Theth. E vetmja mënyrë për të shkuar në Theth është një tjetër rrugë që duhet të kalosh dhe katër komuna malore, shtatë orë larg Shkodrës, por që është tepër e vështirë dhe e panjohur për turistët. Në këto kushte, e vetmja mënyrë komunikimi për të kaluar rrugën me borë janë mushkat. Një banor i Thethit, Gjovalin Bjerri, të cilit i është dashur të përdorë mushkën për të lëvizur, thotë për gazetën se kjo që ndodh në këtë zonë turistike nuk ndodh në ndonjë vend tjetër.
thethi 29 maj 2013
“Jemi në prag të verës dhe sot jemi të bllokuar nga bora. Është e pafalshme një situatë e tillë. Unë kam marrë mushkën për të kaluar borën. Turistët po kthehen mbrapsht se gjejnë rrugën e mbyllur. Energjia mungon dhe turizmi në këtë mënyrë nuk mund të funksionojë. Flitet për turizëm, por vetëm turizëm nuk ka”, rrëfen Gjovalini. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Shalës, shprehet se pavarësisht thirrjes për të hapur rrugën, asnjë nga strukturat përkatëse nuk ka vepruar. “Vetëm deputeti Tom Doshi ka dhënë një fond privat, në ndihmë të banorëve dhe prej disa ditësh ka nisur punën një fadromë për hapjen e rrugës. Thethi është zona turistike malore me bukuri të rralla natyrore dhe është tejet e frekuentuar nga turistë të huaj, pasi çdo vit vizitohet nga të paktën 4 mijë vetë. Indiferenca për moshapjen e rrugës ka pasur impakt negativ te turizmi i zonës, i cili ka dhe burimin kryesor të të ardhurave”, shprehet kryekomunari. A.Hoti

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate