20 maggio 2013

Prag sezoni 2013, një udhëtim magjik në Karaburun


20 MAJ 2013 16:52

Një grup prej 80 vetash nga Shqipëria, këtë fundjavë të mesit të
Majit, kanë përshkuar me këmbë një distancë 30 kilometra në vijën
bregdetare të Karaburunit. Grupi e ka nisur udhëtimin nga Llogaraja
ku dhe kaluan natën në çadrat që ngritën vetë.
Ditën e dytë grupi turistëve e nisi aventurën duke përshkuar Qafën e
Thellë deri tek Gjiri i Gramës. Pas mbërritjes, grupi shijoi bukuritë e
një prej gjireve më të bukura të Rivierës Shqiptare.
Në ditën e tretë dhe të fundit, udhëtimi ka vijuar nga Gjiri i Gramës –
Gjiri i Shën Andreut – Plazhi i Palasës dhe së fundi mbërritja në
Tiranë.
Gjatë tre ditëve të udhëtimit, grupi i turistëve përshkoi me këmbë
distancën 30 kilometra për 13 orë në total.
(v.gj/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate