06 febbraio 2013

Udhetim ne Puke, ngjitje ne malin e Munelles,2000 m - 23-24 shkurt me High Albania Mountain Club


Saturday, February 23, 2013 7:00 AM - Sunday, February 24, 2013 9:00 PM
Dita e pare
 (e shtune)
Nisja nga Tirana ne oren 7.00 am dhe vendi i takimit si gjithmone mbrapa pallatit te Kongreseve.  Ne buze te liqenit te Vaut te Dejes do te bejme nje pushim te shkurter per kafe. Me pas do te vazhdojme per ne Puke. Ne Puke do te akomodohemi ne shtepine pritese te         Perparim Laçit. Pas nje pushimi te shkurter do te nisemi per te pare nje nga shpellat me interesante ne rrethinat e Pukes, shpellen e Kaurrit gjithashtu edhe Gurin e Shenjte ku Perparimi do te ne tregoje dhe shpjegoje historine dhe legjendat e tyre. Me pas ne varesi sesi do te jete gjendja e bores do te bejme edhe ski. Darka do te jete tek shtepia pritese ku do te kemi mundesi qete kercejme gjate gjithe darkes.
Dita e dyte (e diele)
 Mbas mengjesit transferte deri ne kembe te malit te Munelles, (rreth 2000 m) simbolit te rrethit te Pukes. Ecja do te filloje ne  rreth 900 m mbi nivelin e detit pra, ngjtje-zbritje do te kemi rreth1100 m. E gjithe ecja do te shkoje rreth 6-7h . Kthim ne shtepine pritese ku do te hame edhe dreken. Pas drekes do te nisemi per ne Tirane. Nje pushim te shkurter tek Bar restorant Dea per nje kafe dhe me pas do te vazhdojme per ne Tirane.
Cmimi: 6000 l/person ( Tansporti, fjetja,darka e te shtunes,mengjesi dhe dreka e te dieles, skite dhe guida)
Prtenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al, 069 40 31 232
Ps: Ky aktivitet ka per qellim qe te njohim nje pjese te natyres, kultures dhe traditave te krahines se Pukes. Gjithashtu nje nga qellimet kryesore eshte qe te  ngjtemi ne majen e Munelles qe eshte dhe simboli i rrethit te Pukes. Ne kete aktivitete mund te marrin pjese te gjithe por ne vecanti ngjitja e Munelles eshte  nje risi per ata qe kane ekspsrience  ne mal sepse eshte hera e pare qe ne organizojme nje ngjitje ne Munelle. Grupi do te ndahet ne dy pjese ata qe ecin shpejt dhe ata qe ecin pak me ngadale. 
Maksimumi i grupit per kete udhetim do te jete 16-17 vete... :)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate