29 giugno 2016

Rindërtohen rrugët që të çojnë në qytetin e “dashurisë”, Antigone

  • antigona.jpg
  • antigone-5.jpg
  • antigone1.jpg
  • antigone2.jpg
  • antigone3.jpg
  • antigone4.jpg
antigone1TIRANË, 29 Qershor / ATSH-N.Lena/. – Punimet për rehabilitimin e qendrës së fshatit Asim Zeneli, Gjirokastër, po shkojnë drejt përfundimit falë investimit të qeverisë shqiptare. Shumë shpejt qendra e këtij fshati, pjesë e njësisë administrative Antigone, do të ketë pamje moderne, por edhe mjedise çlodhëse e argëtuese për komunitetin dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin antik.
Antigonea ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi rreth 150 vjet dhe u quajt qyteti që lindi nga dashuria dhe u shua nga urrejtja. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit (319-272 p.e.s.
Në fillim të shek III p.e.s Pirro një djalosh i ri, u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i afroi atij dorën e vajzës së saj, Antigoneas. Në mirënjohje të vjehrrës dhe gruas së tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea, përball qytetit të Gjirokastrës së sotme.
Pas fitores përfundimtare të vitit 167 p.e.s., Roma i dënoi ashpër epirotët që kishin luftuar kundër saj si aleatë të antigone2Maqedonisë. Konsulli romak Pal Emili urdhëroi plaçkitjen dhe shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit, duke përfshirë edhe Antigonenë. Qyteti nuk u rindërtua më kurrë.
Për të shkuar në qytetin antik të Antigonesë duhet të dilni nga Gjirokastra dhe të merrni drejtimin për në fshatin Asim Zeneli, që është qendra më e madhe në komunën e Antigonesë. Ky është një fshat i madh dhe i mirëorganizuar.
Në qendër të fshatit, ndodhet zyra e Parkut Kombëtar të Antigonesë, ku mund të gjeni informacion dhe ndihmë për vizitën në qytetin antik.
Duke ndjekur rrugën tashmë të ribërë mbërrini në fshatin tjetër, Krinë, rruga vazhdon djathtas pranë një rrapi të lashtë dhe kur t’i afroheni fshatit Saraqinishtë, një shenjë rrugore ju tregon kthesën për në kodrën e Jermës, ku shtrihet qyteti antik i Antigonesë.
I gjithë udhëtimi nga Gjirokastra zgjat rreth 30 minuta.
antigonaNë Saraqinishtë ka dy kisha të shekullit të XVI-XVII. Çelësat e tyre i mban një banor i fshatit (dhe roja i Parkut) me emrin Pilo shtëpia e të cilit, me një arrë të madhe të lashtë në oborr, do ju tërheqë menjëherë vëmendjen.
Roja mund t’ju tregojë për gërmimet dhe gjetjet në Antigone, disa nga të cilat, si një sfinks prej bronzi dhe një statujë e Posedonit, janë ekspozuar në muzetë e Tiranës. Sot mund të shihen një numër përbërësish të qytetit të lashtë, që janë zbuluar nga arkeologët.
Më përshtypjelënëse ndër to janë muret e qytetit të shkatërruara nga romakët, të cilat rrethonin krejt kodrën. Pjesa më e dukshme e mbetjeve të mureve ndodhet në pjesën jugperëndimore të qytetit.
Duke ecur në drejtim të skajit jugor të qytetit mund të kaloni pranë ndërtesave të tjera dhe një pjese të bukur të mureve rrethuese. Shëtitja përfundon tek një kishë e krishtërimit të hershëm me formë trekëndore, që qëndron mbi një greminë të thellë dhe thikë të pjerrët. Kjo kapelë, një nga pak ndërtimet e bëra pas plaçkitjes së qytetit nga romakët, ka një dysheme të zbukuruar me mozaik.antigone4
Poshtë këmbëve të qytetit të “Dashurisë”, shtrihet lugina e bukur e Drinos dhe në perëndim qyteti i gurtë i Gjirokastës.  Turistët e shumtë që vizitojnë Gjirokastën sidomos në periudhën e verës nuk lënë jashtë vëmendjes dhe Antigonenë e lashtë. Ekipe të organizuar vizitorësh ngjiten çdo ditë drejt “Anigones”, që prej brigjeve egjiptiane, “zbriti nuse” në luginën e Drinos./m.m/
http://www.ata.gov.al/rindertohen-rruget-qe-te-cojne-ne-qytetin-e-dashurise-antigone/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate