TIRANË, 31 Gusht /ATSH/- Qyteti i Krujës, 32 km larg nga kryeqyteti Tiranë, është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri, jo vetëm për pozitën e favorshme gjeografike, që gjendet në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit, por edhe për historinë e traditën karakteriste që mbart.
Vetëm gjatë këtij sezoni turistik veror, vizitorë dhe shumë turistë, kryesisht njëditorë kanë “pushtuar” qytetin e lashtë i cili daton në shekullin e IX. dhe ngjall interes për kalanë mbreslënëse, pazarin karakteristik, folklorin e zonës e bukuritë e natyrës.
Këtë fundgushti, turistë të shumtë kanë vizituar pazarin e Krujës me vlera të rralla në Ballkan. Ky pazar, kulmin e ka patur në shek. XIX-XX, kur Kruja dallohet si qendër tregtaro-artizanale me shumë dyqane. Ky pazar dallohej për punimin e bakrit, leshit, argjendari, prodhimin e qelesheve etj, i cili ka ndryshuar pamje falë “Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim”, që administrojnë këtë pasuri kombëtare.
Interes të veçantë për vizitorët e shumtë që vijnë në Krujë ngjallin edhe kështjellat dhe muzetë. Muzeu i Krujës është vazhdimisht plot, jo vetëm me grupe turistësh por edhe me individë, e nganjëherë edhe me nxënës shkollash.
Ndërsa kalaja gjendet në një kodër të gurtë. Ndërtimi i saj daton në shek.VI-VII, duke u rindërtuar më pas nga bizantinët (shek.XI-XII) dhe osmanët në (shek.XVI-XVII).
Turistët e shumtë krahas vizitës në qytetin muze, kanë interes edhe për të blerë objekte të vjetra, që mund t’i gjejnë vetëm në këtë qytet. Ndërsa historia, tradita dhe pozita gjeografike zgjon interes të pareshtuar çdo herë për ta vizituar Krujën. e.xh//m.
https://www.ata.gov.al/kruja-qender-e-rendesishme-historike-dhe-e-turizmit-shqiptar/
Nessun commento:
Posta un commento