Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XIII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë.
Në afërsi të nderteses, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të rrugës së vjetër Egnatia.
Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes. Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti për besimtarët ortodokse, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kurioze të historisë dhe të monumenteve të kulturës. I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, shumë pranë këtij aksi, ai është dhe tepër i vizitueshëm. Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qëndror për infrastrukturën rrugore që të çon drejtë tij, e ka bërë tepër të vizitueshëm. /a.ke/

https://www.ata.gov.al/manastiri-i-ardenices-nje-objekt-kulti-dhe-kulture-teper-i-vizitueshem/
Nessun commento:
Posta un commento