23 settembre 2016

Përfaqësues të mediave polake tur promovues turizmit shqiptare

foto-1TIRANE, 23 Shtator/ATSH/-Rreth 60 përfaqësues të mediave polake anëtarë të “Press Club Polska”, po vizitojnë Shqipërinë, si një atraksion te ri turistik.
Vizita e tyre, në kuadër të promovimit të Shqipërisë, njihen si udhëtimeve familjarizuese, të organizuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit.
Kjo vizitë është një tregues pozitiv që turizmi tek ne është tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar nga të huajt.
Tregu polak është i rëndësishëm për turizmin shqiptar prandaj një promovim akoma edhe më i madh përmes medias së këtij vendi, merr një rëndësi të veçantë, pasi promovon vendin tonë si destinacion favoritë dhe për turistë të tjerë nga Evropa.foto-2
Ky tur  ndikon dhe ne binjakëzimin e kulturës tonë me atë polake, duke bërë të mundur dhe një shkëmbim eksperiencash midis njëra-tjetrës.
Polakët u familjarizuan me turizmin shqiptarë që ka nisur nga Apollonia për të vijuar në Berat e pas në Shkodër do të rrisë shkëmbimin e informacionit mbi vendin tonë, duke sjellë më shumë shkrime në median polake si dhe krijimin e kushteve për pjesëmarrje në panaire për promovimin e gjithë formave të turizmit,sepse Shqipëria ka një turizëm shumë dimensional për shkak dhe të klimës favorizuese.
foto-3Kjo vizitë turistike e  gazetarëve nga Polonia është në vijim të atyre organizuar më parë me gazetarë nga Italia, Izraeli, Greqia dhe Gjermania dhe do të vijojë me gazetarë nga vende te tjera.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/perfaqesues-te-mediave-polake-tur-promovues-turizmit-shqiptare/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate