30 settembre 2016

Te joshës turistet me Artin e kulinarisë Beratase, një vlerë e çmuar/shtuar qe shpaloset në traditen e Beratit

14485021_1075478642508116_1011282570906492663_nTIRANE, 30 Shtator/ATSH/- Shija e gatimeve tradicionale beratase u ngjit bukur sot në mjediset e muzeut Etnografik, që ndodhet në lagjen “Mangalem”,  të Beratit.
Ky event tërhoqi vëmëndjen e turistëve të huaj, të cilët u informuan mbi artin e kulinarisë tonë të shumëllojshëm e plot vlera.
“Parfumi dhe fantazia e gatimeve të kuzhinës së trashëguara në breza”, kështu është titulluar ky event, që ka ardhur nëpërmjet gatimeve tradicionale të mjeshtrit të kulinarisë Josif Miho dhe shfaqjes së dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati”.
14333060_1062122650510382_6113451138010782842_nGatimet tradicionale plot shije të përgatitura nga nxënësit e shkollës profesionale “Kristo Isak” dhe Qendrës Profesionale “Leta”, nën drejtimin e mjeshtrit Miho u servirën për të pranishmit në mjediset e Muzeut Etnografik.
Drejtues institucionesh vendore, vizitorë të huaj dhe vendas, nxënës shkollash u surprizuan nga shija e gatimeve të servirura, por dhe pamjet e dokumentarit, “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studiuesit Ahmet Dursun dhe regjisorit Benet Nelku.
“Sot është dita kur të gjithë respektojmë kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëtarëve, bartësve të folklorit dhe artizanëve”, u shpreh në fjalën e tij Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina. “Përmes kësaj veprimtarie synojmë që një moment në traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit, por dhe të përgatisim dhe servirim gatime të një vakti tradicional, të kuzhinës së familjes beratase”, tha ai.
Ai më pas ka thënë se qëllimi ishte që të sjellin vlerat dhe të veçantat e kulinarisë beratase që janë simbol i kënaqësisë, mikpritjes dhe elegancës.” Tavolina beratase i ka të gjitha ngjyrat e shijet e natyrës që duke marrë vlerat e artit vjen si traditë deri në ditët e sotme”, tha ai. /a.g/
https://www.ata.gov.al/arti-i-kulinarise-nje-vlere-e-cmuar-e-jona-shpaloset-ne-berat/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate