22 settembre 2016

Mediat polake: “Koha për në Shqipëri?”.

polonia_1474556219-2497159TIRANE, 22 Shtator/ATSH/- “Shoqata e Operatorëve Turistikë të Polonisë” e rendit në vendin e nëntë në klasifikimin e përvitshëm të shteteve më të vizituara nga polakët, gjatë vitit 2015-2016.
Veçse tregues i tërheqjes që këta turistë kanë ndaj sajteve turistike, natyrës, historisë apo traditës shqiptare, klasifikimi ka edhe një impakt shumë të gjerë për ata që nuk e kanë vizituar ende Shqipërinë.
Vëmendjen e shtuar të polakëve ndaj Shqipërisë e tregojnë edhe artikujt në gazeta si “Metrocafe” që shkruan në kryeartikull: “Koha për në Shqipëri?”.
Gazeta përmend potencialin në sezonin turistik veror, për faktin se vendi laget nga deti Adriatik dhe Jon. Artikulli citon edhe përfaqësues të agjencive turistike sipas të cilëve Shqipëria ofron natyrë piktoreske dhe një bazë të re të hotelerisë, për një çmim deri në 400 euro për një javë.turizem-42
Turistët polakë së bashku me ata cekë dhe sllovakë përbëjnë bazën e turistëve që vizitojnë Shqipërinë vitet e fundit edhe sipas Ministrisë së Turizmit.
Kështu gjatë vitit 2015 në Shqipëri kanë hyrë rreth 59 mijë shtetas polakë ndërsa deri në muajin shtator, për vitin 2016 kjo shifër është mbi 60 mijë./gazetaexpress/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/mediat-polake-koha-per-ne-shqiperi/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate