08 settembre 2016

Lugina e Valbonës më e vizituara e turizmit malor fal infrastruktures komode.

  • valb6-1.jpg
  • valbon.jpg
  • valbon1.jpg
  • valbon3.jpg
  • valbon4.jpg
  • valbon5.jpg
  • valbon7.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
valbonTIRANË,8 Shtator / ATSH.N.Lena/ – Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare.
Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës.
Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.
Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës pothuajse nuk ndihet fare.valbon3
Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka rreth 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri.
Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Ato janë një object I vërtetë për aparatet fotografik dhe kamerat rregjistruse të turistëve vendas e kryesisht të huaj.
Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që tërheq mjaft vizitore duke  shërbyer  në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës.
Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele përvalb6turistët.  Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme Disa turist të huaj preferojnë të flenë jasht  në natyrë duke shfrytëzuar çadrat e tyre alpine.
Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri dhe Grykave të Hapura në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist.
Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa u vizituar.
Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë vizitohet nga aventurierët sportive të borës. Në Valbonë ka vizitorë në çdo stinë pasi ajo është  e veçantë në të katër stinët. Vjeshta tërheq vizitorët e peizazhit dhe të natyrës. Ajo shtrihet në krejt luginën si një mrekulli ngjyrash. Ndërsa dimri vjen bashke me turizmin e bardhë.
/f.n
https://www.ata.gov.al/lugina-e-valbones-me-e-vizituara-e-turizmit-malor/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate