14 settembre 2016

Ja disa prej destinacioneve turistike që nuk duhen neglizhuar në Shqipëri

    sarand2TIRANË,14 Shtator / ATSH / – Një turist i huaj apo vendas në kohën që i kushton pushimeve të veta, duhet të krijojë mundësinë e të vizitoj të paktën 10 vende që paraqesin në përgjithësi atë ç’ka ka turizmi shqiptarë,që nga ai i natyrës, bregdetit,malit,aventurës deri te ai i gastronomisë.
    Sipas vlerësimeve që janë bërë edhe nga një revistë Suedeze “Gjithçka mbi udhëtimin’ që i referohet turistëve të vendit të saj që kanë vizituar Shqipërinë,veçon këto vende:
    1-Boboshtica afër qytetit të Korçës, ka shumë taverna që shërbejnë ushqimin tradicional ballkanik, byrek. Këtu mund të gjeni edhe specialitete të tjera shqiptare. Mos u habisni nëse ju shërbejnë, raki të prodhuar në shtëpi!
    2-Lezhë, për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në Lezhë, në jug të Shkodrës. Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.
    3-Nuk mund të humbisni vreshtarinë Çobo. Vreshtaria ofron shijimin e verërave të ndryshme, të shoqëruar me djathë vendi, ullinj dhe domate të freskëta nga baçja e vreshtarisë.
    4-Syri Kaltër. Bëni një ditë udhëtim në “Syri i Kaltër”, rreth një orë në lindje të Sarandës, në jug të vendit. Burimi i bukur i ujit blu është e lehtë të gjendet me ndihmën e një shoferi taksie, i cili do të ju presë atje pasi të keni notuar saransnë ujin e akullt.
    5-Ksamili i njohur për ujin e kaltër dhe ishujt e vegjël. Merrni një taksi nga qendra e qytetit, nuk do t’ju kushtojë shumë.
    6-Butrinti është një nga vendet që nuk duhet humbur gjatë vizitës tuaj në Sarandë. Butrinti është në mbrojtje të UNESCO, për rrënojat me moshë mbi 3000 mijë vjet. Më të njohurat janë teatri roman dhe bazilika bizantine.
    7-Kështjella me pamje paranomike. Nuk ka pamje më të bukur se sa restoranti në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë. Nga ky restorant mund të shikoni ishullin grek të Korfuzit dhe të shijoni ushqimin fantastik dhe të lirë.
    sarand18-Plazhe magjike. Vizitoni rivierën shqiptare, në Dhërmi dhe shijoni plazhet më të bukura të Shqipërisë.
    9-Shpella e Piratëve. Merrni me qira një varkë dhe vizitoni Shpellën e Piratëve dhe plazhet e tjera private në jug të bregdetit të Dhërmiut.
    10-Qyteti Kulturor. Nëse jeni të interesuar për historinë, duhet të vizitoni qytetin e gurtë, Gjirokastrën.
    Qyteti është gjithashtu, vendlindja e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte përgjegjës për izolimin total të vendit nga pjesa tjetër e botës. /a.g
    https://www.ata.gov.al/ja-disa-prej-destinacioneve-turistike-qe-nuk-duhen-neglizhuar-ne-shqiperi/

    Nessun commento:

    Posta un commento

    Search

    Translate