26 settembre 2016

Grabova, si destinacion turistik i vonuar

uraTIRANË, 26 Shtator /ATSH / – Grabova, në rrethin e Gramshit, ka premisë për një turizëm natyror, historik dhe  kulturor.
Në fshatin Grabovë e Sipërme, rreth 115 metra në juglindje të kishës së Grabovës, ndodhet ura me një qemer, e ndërtuar rreth shekullit të XVII-të. Ka një strukturë mjaft të qëndrueshme pasi gurët që formojnë harkun janë të vendosur në rreshta të njëpasnjëshëm të alternuar. Këmbët mbështeten në masiv shkëmbor. Është përdorur guri gëlqeror i zonës për ndërtimin e saj.
Grabova ka qenë një fshat mesjetar  i  krijuar në shekullin e dhjetë. Sipas gojëdhënave në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonën brenda një dite në shekujt XVII-XVIII.
Dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Nikollas (Shën Kollit).
Braktisja e Grabovës ndër shekuj do të ishte më e keqe për zonën në vitet e diktaturës, ku banorët nuk mund të konservonin më zakonet dhe traditën e tyre, pasi njëhsimi i gjuhës, kulturave dhe zakoneve, i përçau dhe i mërgoi nga vendlindja grabovarët.  ura2
Fshati njeh vetëm dy stinë, pranverën dhe dimrin. Grabova ndodhet në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit duke bërë pjesë në zonën me klimë mesdhetare malore. Temperaturat nga 4 deri në 12 gradë Celsius, regjistrohen si mesatare 17.4 gradë për muajin më të ngrohtë dhe -2.2 gradë për muajin më të ftohtë. Shumë afër Grabovës ndodhet Liqeni i Zi i shquar për efektin kurues nga përbërjet minerale në të. Pasuritë e Grabovës janë vlerësim i natyrës dhe turizmit sporadik.
Kjo është një zonë që meriton vëmendje për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm e gjithëvjetor./m.m/
https://www.ata.gov.al/grabova-si-destinacion-turistik-i-vonuar/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate