30 agosto 2016

Prezantohet projekti i rrugës që lidh bregdetin me zonën malore të Kurveleshit

gusmarTIRANË, 30 Gusht / ATSH / – Agjencia Kombëtare e Bregdetit nëpërmjet drejtorit të saj,  Auron Tare dhe në prezencë të  Kryetarit të  Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, prezantoi  për banorët e zonës  në Gusmar të Tepelenës, modelin e rrugës që do të lidhë zonën bregdetare me atë malore.
Ky projekt është  hartuar nga  Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me specialistët e fushës së ndërtimit të rrugëve, për të krijuar kështu një  infrastrukturë  turistike midis vijës bregdetare dhe zonave malore të krahinës së Kurveleshit .
“Hapja drejt detit e këtyre zonave të mrekullueshme  malore, për zhvillimin e turizmit rural do të krijonte një produkt turistik multifunksional dhe multi interesant për të gjithë ata që kërkojnë jo vetëm detin, por edhe natyrën malore dhe anasjelltas”, shprehet  Auron Tare.gusmar1
Zhvillimi i turizmit do ti nxjerrë këto zona nga harresa dhe izolimi ekonomik, do të japë mundësinë e një impakti në fushën ekonomike direkt në familjet e banorëve të zonës, në transportimin e produkteve të tyre ble’gtorale apo bujqësore drejt qëndrave të zhvilluara siç janë Vlora, Orikumi, Himara  apo dhe drejt  Fierit apo Tiranës.
Kjo rrugë do të zhvillojë përdorimin e aseteve natyrore por edhe do të zhvillojë agroturizmin, si  një potencial ende i pazhfrytëzuar në këtë zonë të thellë./m.m/
https://www.ata.gov.al/prezantohet-projekti-i-rruges-qe-lidh-bregdetin-me-zonen-malore-te-kurveleshit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate