15 settembre 2016

Kanioni i Gërdecit, tepër i vizitueshëm nga aventurierët e sporteve ekstreme

skraparTIRANË, 15  Shtator / ATSH / – Në verilindje të qytetit të Çorovodës, në  mes të rrjedhjes së lumit Osum në pjesën e  Çorovodës, gjendet kanioni i Gerdecit.
Ai është i gjatë rreth 3 km, i thellë 100 – 200 m, ndërsa gjerësia në fundin e tij arin rreth 10-15 m, por nuk mungojnë edhe sektorët shumë të ngushtë vetëm 2-3 m.
Fundi i kanionit ka reliev shumë të çrregullt, me plot gropa me ujë të thellë, blloqe të mëdha shkëmbore të shkëputura e shëmbura nga muret vertikale të kanionit, pragjet vertikale disa metra të larta.
Të gjitha këto e bëjnë shumë të vështirë kalimin më këmbë përgjatë kanionit. Kanioni është edhe një ekosistem interesant lumor dhe karstik. Edhe pse shpatet janë vertikale, në disa sektorë të tyre gjendet edhe bimësi barishtore, madje edhe drunore, ndërsa në zgavërimet e mureve vertikale kanë bërë fole shumë shpendë si pëllumbi i egër, fajkoi etj.
Vlerat e këtij monumenti natyror  janë shkencore, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike të rëndësisë vendore. shpella2Në disa sektorë, më pak të thellë të kanionit, mund të ushtrohen veprime praktike për të rinjtë që duan të mësojnë ngjitjet alpinistike.
Për ata që dëshirojnë sportin e aventurës skajore, do të ishte ideale zbritja apo ngjitja me litarë në muret vertikale të ketij kanioni. Po kështu edhe ata që ushtrojnë sporte e ujit, këtu mund të bëhet shumë mirë kanotazh.
Për ta vizituar atë, ndiqet  rruga automobilistike rurale Çorovodë – Gradec, pastaj vazhdohet në këmbë për disa minuta. Po këtu mund të vizitoni njëherësh edhe shpellën karstike të Pirogoshit. Edhe kjo një monument natyror tepër i vizitueshëm nga aventurierët e sporteve ekstreme. Në këtë stinë kur edhe niveli i ujit rritet, ky kanion vizitohet nga shumë turiste që ushtrojnë sportin e kanotazhit. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/kanioni-i-gerdecit-teper-i-vizitueshem-nga-aventurieret-e-sporteve-ekstreme/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate