01 settembre 2016

Tuma Ilire në Kamenicë drejt rikthimit në funksion të plotë për turistët

tuma ilireTIRANË, 31 Gusht/ATSH/- Tuma Ilire në Kamenicë shumë shpejt do të rikthehet në funksion të plotë për turistët dhe vizitorët.
Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës së këtij qyteti po punojnë për krijimin e një infrastrukture më të mirë dhe sistemimin e gjithë hapësirës ku shtrihet ky aset i pasur arkeologjik.
Tuma ilire në Kamenicë të Korçës, një vendvarrim prehistorik, është cilësuar si një nga objektet me vlera më të rralla arkeologjike
Tuma e Kamenicës, si një një nga monumentet më përfaqësues të prehistorisë shqiptare është monumenti më i madh në llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani në vendin tonë dhe mbart mbi vete një histori të gjatë rreth shtatë shekujsh.
Ka mjaft të dhëna interesante në këtë monument arkeologjik, pasi zbulohet jeta, kultura, zakonet dhe ritualet e banorëve ilirë që nga shek. X deri ne shekullin e VI para erës së re. Ajo është e përbërë nga godina muzeale, ku janë afishuar stendat me të dhëna konkrete dhe objekte arkeologjike, si dhe nga mjedisi i jashtëm ku jepet forma dhe struktura e tumës./a.gjonaj//m.
https://www.ata.gov.al/tuma-ilire-ne-kamenice-drejt-rikthimit-ne-funksion-te-plote-per-turistet/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate