TIRANË, 27 Shtator / ATSH / – Velipoja ndodhet në Rajonin e Shkodrës, pranë kufijve me Malin e Zi. Fshati Velipojë është qendra e komunës dhe përfshin 10 fshatra.
Zona turistike shtrihet në një sipërfaqe 300 ha dhe kufizohet në veri me rezervatin e menaxhuar të Velipojës.
Vitet e fundit Velipoja është bërë edhe qendër masive e argëtimit nokturn për shkak se një sërë klubesh, diskosh dhe lokalesh të tjera nate janë ngritur në plazh. Velipoja ofron edhe strehim në hotele përgjithësisht komode që ofrojnë kushtet e nevojshme për pushime të rehatshme.
Në Velipoj gjëndet dhe Rezervati i menaxhuar i Velipojës. Ky rezervat shtrihet në deltën e lumit Buna, rreth 8 km larg nga Velipoja. Ai përbëhet nga pylli mjaft i dendur me pisha mesdhetare, vërri, frashër, plep, shelg shkurre mesdhetare etj.
Ky rezervat është I pasur me ligatina me bimësi pyjore e shkurre, livadhe me bimësi barishtoretë dendur. Në këtë pyll jetojnë kafshë të shumta të egra.
Rezervati është një nga pozicionet më të bukura për pritjen e shpendëve migratorë për periudhën e dimrit.
Delta e Bunës, është krijuar nga depozitimet e këtij lumi, ka formën e një trekëndëshi të madh me bazë nga deti. Delta e Bunës është afër 10 km nga qendra e Velipojës. Një udhëtim nga fshati i Velipojës drejt deltës së Bunës është mjaft i këshillueshëm për amatorët e shëtitjeve në natyrë dhe të vëzhguesëve të shpendëve të shumtë.
Në juglindje të Velipojës ndodhet një fashat me bukuri të panjohura që quhet Boks-Rrjoll. Shtrihet pranë detit dhe mali i Rrencit ngrihet thikë mbi të. Vizita në këtë fshat mund të bëhet me varkë nëpër lagunë apo me këmbë. ky fshat është mjaft i njohur për traditat etnografike dhe folklorike. Plazhi i këtij fshati është i virgjër me rërë të pastër e ujë kristal. Duke ecur më tej, ndodhesh pranë Rërës së Hedhun, që përbën një masiv të rërës të grumbulluar nga nga era në këmbët e kodrës gëlqerore të Rencit. Nga Velipoja në Rërën e Hedhun rruga është 8 km, por e vështirë. Mund të udhëtohet vetëm me varkë.
Të udhëtosh nga Tirana për në Velipojë duhen 97 km.
Ushqimi në Velipojë është në përgjithësi tradicional. Baza e kuzhinës këtu është peshku. Duke qenë e rrethuar nga të gjitha anët me ujë, zona e Shkodrës ofron jo vetëm bollëk, por edhe larmi llojesh të peshkut si deti ashtu edhe liqeni apo lumi. Pa dyshim që më i famshmi është krapi,i cili kulmin e tij të gatimit e ka me tavën e famshme të krapit, të cilën shkodranët e “qajnë”. Por në Velipojë gjen edhe gatime të tjera.
Duke qenë pjesë e Ultësirës Shkodrane, produktet e zonës, bulmetrat, frutat dhe perimet janë të bollshme dhe cilësore. Në kushte shtëpie mund të përdorësh peshk të freskët që mund ta pjekësh pa shumë mundim vetë në zgarë.
Zona e Velipojës është një zonë e mbrojtur me vendim qeverie si territori tokësor ashtu edhe ai ujor.
Kështuqë,ajo tashmë është kthyer në një atraksion për turistët e natyrës dhe të vëzhgimit të shpendëve ujorë. Për tu ardhur në ndihmë turistëve,AdZM e Shkodrës ka marr të gjitha masat që të krijoj ambientet e pritjes dhe të njohjes me florën dhe faunën vendase,si dhe të ver në dispozicion të tyre grupe shoqërimi të specializuar. /a.g/
https://www.ata.gov.al/qendra-e-vizitoreve-ne-velipoje-e-gatshme-per-turistat-e-natyres/
Nessun commento:
Posta un commento